Kryeministri Edi Rama thotë se pushteti gjyqësor tashmë po qeveris vetë përmes reformës në drejtësi dhe se ata që flasin për kapje apo kontroll të këtij sistemi, nuk do të pranojë të vërtetën e madhe të këtij ndryshimi. Sipas kreut të qeverisë, e dinte se ky proces historik do të sillte dhimbje në politikë, edhe mes rradhëve të PS.
“I dhamë pushtetit gjyqësor të qeverisë vetë, punët e veta përmes organeve të parashikuara nga reforma në drejtësi dhe të zgjedhura jashtë vullnetit të partive politike. Kush flet për kapje, kontroll apo ushtrim të pushtetit të drejtësisë nga ana jonë, me urdhra nga lart apo me presione rreth e rrotull ose nuk di ça flet ose nuk do të pranojë të vërtetën e madhe të një ndryshimi që në historinë e këtij vendi do të shënohet si epokal për një vend kur kurrë, asnjëherë nuk ka pasur pavarësisë të prokurorëve dhe gjykatësve nga cilido pushtet politik. E kam ditur, dhe të tjerë këtu, që kjo tërheqje e plotë nga fusha e gjyqësorit do të sillte dhimbje dhe do të na bënte edhe dëshmitarë të një lindjeje dhe rritjeje të vështirë të krijesës së një drejtësie të pavarur në shtratin e përgjakur dhe të pistë të drejtësisë që për 100 e kusur vjet nuk qe kurrë as e lirë, as e pavarur dhe e paanshme.Ne do t’i durojmë të gjitha dhimbjet e këtij procesi historik pavarësimi të drejtësisë qoftë kur vijë nga rënia e atryre mes nesh në mëkatin e përfitimit të paligjshëm apo rënia e atyre që hetojnë dhe gjykon të pavarur prej nesh në mëkatin e forcës dispropocionale do të durojmë. Do të durojmë edhe kur ato dhimbje vijnë nga helmi i atyre të tjerëve që na akuzojnë se kemi kapur drejtësinë e cila po godet njerëz me pushtet politik.”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Asambleja e PS/ Zgjedhje të parakohshme në Tiranë, pritet shkarkimi i Veliajt, Rama: Manastirliu kandidate! Reformë administrative dhe territoriale
Xh.D/r.k./ReportTv.al