Kronikë

Gjyqi për aferën Partizani, GJKKO nuk lejon mediat të regjistrojnë të plotë seancën

29 Shtator, 11:16
  • Share

1757926565_gjkko.jpg

Në gjyqin për dosjen “Partizani” mediat kishin shfaqur interes për ta regjistruar të plotë seancën, ku kishte shprehur dakordësi edhe Jamarbër Malltezi. Gjykata vendosi që të mos e pranojë këtë kërkesë duke dhënë miratim vetëm për regjistrim të planeve të nisjes së seancës. Por Malltezi e kundërshtoi këtë duke theksuar që kërkesa e tij ishte për transparencë të plotë të procesit dhe jo për show

 “Kam bërë kërkesë që të regjistrohet e gjithë seanca, për të patur një proces sa më transparent dhe të dëgjohen qëndrimet e të gjitha palëve. Por gjykata e ka rrëzuar këtë kërkesë duke vendosur që mund të lejohet vetëm regjistrimi i fillimit të seancës. Unë nuk mund ta lejoj këtë që të regjistrohen pamje sa për show. Po të jepej e gjitha do ta kuptonit që gjykata dhe prokuroria janë bërë leqe-peqe”, u tha Malltezi-gazetarëve.


Lajmi kryesor:

Afera 'Partizani'/ Berisha e të pandehurit kërkojnë pavlefshmëri të akteve, SPAK kërkon kohë! Seanca shtyhet më 13 tetor


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?