James Rubin, ish-zyrtari amerikan dhe njohës i zhvillimeve në Kosovë gjatë periudhës së luftës, po vijon edhe sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Rubin iu përgjigj pyetjeve të Prokurorisë në lidhje me një dokument ku thuhej se Adem Demaçi përshkruante Hashim Thaçin si zëdhënës të UÇK-së. Rubin tha se nuk kishte informacione për këto dallime të vogla brenda UÇK-së.
I pyetur nëse kishte takuar Jakup Krasniqin në kohën e luftës, Rubin tha se nuk mendoj që po, teksa shtoi se nuk i kujtohet nëse Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli ishin pjesë e delegacionit shqiptar në Rambuje.
“Nuk më kujtohen të gjithë emrat, sepse kjo ka ndodhur para 25 vjetësh”, tha Rubin.
Rubin nënvizoi gjithashtu përshtypja fillestare e SHBA-së për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte si një organizatë me aktivitet terrorist.
"Ne fillimisht e përshkruanim si organizatë me aktivitete terroriste, dhe ne, sigurisht, me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste", tha Rubin.
Një ditë më parë nisi faza e mbrojtjes së të pandehurve të akuzuar për krime lufte.
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit ishte i ftuar nga ekipi i Thaçit. Gjatë dëshmisë së tij, Rubin theksoi se Thaçi kishte kryesisht rol politik dhe se nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së. Ai deklaroi gjithashtu se nuk kishte asnjë informacion që lidh Thaçin ose të akuzuarin tjetër, Jakup Krasniqi, me pretendimet për vrasje apo ekzekutime.
Aktakuza ndaj ish-presidentit Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të cilët ndodhen në paraburgim që prej 2020-ës, përfshin burgosje të paligjshme, torturë, vrasje dhe persekutim, akuza që ata i kanë mohuar.
Mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit pritet të përfundojë në dy javëshin e parë të nëntorit ndërsa mbrojtja e Veselit dhe Selimi kanë deklaruar se nuk do të thërrasin dëshmitarë.
Rubin ka qenë ndihmës sekretar i Shtetit për Çështje Publike dhe zëdhënës i sekretares së Shtetit, Madeleine Albright dhe i konsideruar si krahu i djathtë i saj. Në vitin 1999, ai është angazhuar si negociator i posaçëm për të siguruar çmobilizimin e UÇK-së. Aktualisht, Rubin shërben si Përfaqësues i Posaçëm dhe Koordinator në Qendrën për Angazhim Global të Departamentit të Shtetit.
Foto: James Rubin
Gjatë dëshmisë së tij, James Rubin tha se përshtypja fillestare e SHBA-së për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte më ndryshe.
“Ndoshta ne shkelëm dëshirën tonë që të ishim në anën e engjujve gjithmonë. Ne fillimisht e përshkruanim si organizatë me aktivitete terroriste, dhe ne, sigurisht, me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste", tha Rubin.
"Ky qëndrim ndryshoi, sidomos pasi UÇK-së u pajtua me Marrëveshjen e Rambujesë", u shpreh ai.
Rubin përsëriti përgjigjen e djeshme se ka pasur shumë pretendime e akuza, për krime lufte nga pjesëtarë të UÇK-së, por se SHBA-ja nuk arriti t’i vërtetonte ato.
Komente
