Deputeti Flamur Noka e pranon që një përfaqësues i komisionit të Rithemelimit ka takuar gjyqtarin Agron Zhukri përpara se të marrë vendimin të premten për regjistrimin e ndryshimeve në statutin e PD-së, miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit të Sali Berishës. Ndaj Zhukrit Gazmend Bardhi vetëm pak orë para vendimit hodhi akuza se gjyqtari është takuar me përfaqësues të Rithemelimit që ka ndikuar në marrjen e vendimit dhe fakti se vetë Zhukri ishte në konflikt interesi me Sali Berishën. Por për Nokën kjo nuk ka asnjë lidhje, ndërsa bëri të ditur se edhe njerëz të Bashës janë takuar me Zhukrin.
‘Në rast se zoti Zhukri është takuar me një kriminel të rrezikshme është tjetër gjë, drejtësia duhet të hetojë, nëse është takuar me një qytetar të lirë unë nuk e shoh ku qëndron problemi, shantazhi që i bë gjyqtarit 12 orë para se të merrte vendin, ajo është vepër penale në bazë të ligjit. Sot jemi për të përcjellë mesazhin e bashkimit. Zhukri është takuar edhe me njerëzit e afërt të Bashës, por për ne nuk ka asnjë rëndësi ajo’, tha Noka.
Lajmi kryesor: