Prokuroria e Posaçme deklaroi se do të ankimojë vendimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhënë nga Flojera Davidhi, bën të ditur gazetarja Keti Banushi.
Sali Berisha ndodhej I arrestuar në shtëpi prej 331 ditësh. Kryetari i PD-së ndodhej në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023.
Vendimi u dha nga gjyqtarja e GJKKO-së Irena Gjoka dy muaj pasi Berisha refuzoi të zbatonte masën e parë të sigurisë që ishte detyrim me paraqitje. Ndërkohë pavarësisht ankimimeve në gjykatat më të larta, deri sot vendimi i Irena Gjokës për ndryshimin e masës nuk ishte rrëzuar. Ndërsa ky vendim është ankimuar dhe në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Strasburgut.
Lajmi kryesor:
Afera 'Partizani'/ GJKKO i heq 'arrestin shtëpiak' Sali Berishës pas 331 ditësh! SPAK: E apelojmë! Avokati: S'ka rrezik për prishje provash! Kryetari i PD-se: U kry kjo punë! Falenderon gjykatësen
S.G//ReportTv.al