Tiranë- Pas 11 muajve arrest brenda 4 mureve të shtëpisë, Sali Berisha është i lirë të dalë. Gjyqtarja e Posaçme, Flojera Davidhi e caktuar edhe si gjyqtare e seancës paraprake për dosjen e aferës 'Partizani', vendosi të pranojë kërkesën avokatit mbrojtës, dhe të heqë masën e sigurimit personal të arrestit në shtëpi ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, i marrë pandehur prej 2 muajsh.
Gjykata revokoi sot masën e sigurisë. Konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Jemi në kërkimin paraprak. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkese shqyrtohen brenda 5 ditëve dhe u bë sot. Prej sot Berisha është i lirë e pa asnjë masë sigurie ' u tha gazetarëve avokati Genc Gjokutaj
Megjithë këtë vendim në favor të tyre, avokati i Berishës, Genci Gjokutaj, akuzoi drejtësinë si të lidhur me politikën.
Ne nuk i besojmë gjykateve…procesi është politik nuk ekziston arsye ligjore. SPAK duhet të ulë kokën dhe të shikojë çka bërë, i ka hipur një kali përsëpraprthi…Mos u mërzisni pse u lirua Berisha” tha Gjokutaj
Por SPAK duket të mos bëjë asnjë hap pas. Siç Report Tv mëson, Prokuroria e Posaçme, ashtu siç u shpreh edhe në seancën e shqyrtimit të kërkesës së Berishës, do të apelojë vendimin, dhe do të kërkojë sërish masë 'arrest në shtëpi"
Disa orë më pas Berisha doli nga banesa ku ishte 'burgosur' për 331 për të shkuar tek selia e PD-së ku u prit nga militantët e mbledhur në oborr.
U kry dhe kjo punë. Piramida më e madhe e mashtrimit mori sot goditjen fatale. Monstrat e Edi Ramës dhe George Soros dështuan përfundimisht' tha Berisha.
E për vendimin e dhënë nga gjyqtarja Flojera Davidhi mori 2 herë falenderimet publike nga kryetari i PD-së, si në fjalimin para selisë së partisë ku e prisnin militantët ashtu dhe në konferencën për median që Berisha organizoi menjëherë më pas.
"Falenderoj gjykatësen.Zbatoi ligjin dhe Kushtetutën'
Prej 30 dhjetorit të vitit 2023, Sali Berisha u mbyll në shtëpi, pasi refuzoi në mënyrë të vazhdueshme të zbatojë masën e parë që gjykata vendosi ndaj tij, atë të detyrimit për tu paraqitur, si person nën akuzë për korrupsion pasiv.
Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese legjitimoi masën e parë ndaj Berishës - atë të detyrim me paraqitje - duke e quajtur të rregullt dhe pa nevojën që më herët prokurorët të kishin marrë lejen e Kuvendit, arsye me të cilën justifikonte mosrespektimin e masës, por bllokimin e pasaportës e quajti joproporcionale. Tashmë i lirë nga banesa, Sali Berisha, pret edhe betejat e tjera, atë në Gjykatën Kushtetuese dhe në Strasburg.
Ndërkohë më 16 dhjetor, Gjykata e Posaçme, po gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendosë nëse do t’i hapë rrugë nisjes së procesit të gjykimit, do t’i kërkojë SPAK-ut të plotësojë hetimet, apo nëse do të pushojë hetimet për dosjen me 333 fashikuj të aferës “Partizani”.
SPAK e akuzon ish-kryeministrin Berisha se me një sërë veprimesh i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Të pandehur në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i 'Homeplan' dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.
Dosja ‘Partizani’ është ndarë me fraksione nga SPAK që po vijon hetimet për pasurinë e familjes së ish-kryeministrit 'non grata' Sali Berisha dhe përfitimet që mund të kenë familjarët e tij
Foto: Vendimi i Gjykates
Prokuroria e Posaçme deklaroi se do të ankimojë vendimin e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhënë nga Flojera Davidhi, bën të ditur gazetarja Keti Banushi.
Sali Berisha ndodhej I arrestuar në shtëpi prej 331 ditësh. Kryetari i PD-së ndodhej në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023.
Vendimi u dha nga gjyqtarja e GJKKO-së Irena Gjoka dy muaj pasi Berisha refuzoi të zbatonte masën e parë të sigurisë që ishte detyrim me paraqitje. Ndërkohë pavarësisht ankimimeve në gjykatat më të larta, deri sot vendimi i Irena Gjokës për ndryshimin e masës nuk ishte rrëzuar. Ndërsa ky vendim është ankimuar dhe në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Strasburgut.
Avokati Genc Gjokutaj bajti një prononcim të shkurtër me gazetarët pas seancës së sotme në GJKKO, e cila vendosi lirimin nga arresti shtëpiak të liderit të PD-së, Sali Berisha. Gjokutaj tha se vendimi zbatohet që sot, ndërsa SPAK sipas tij të bëjë ç'të dojë me apeliimin, pasi i ka hipur një kali së prapthi thotë ai.
'Unë nuk mund të relatoj dosjen. Gjykata konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Jemi në kërkimin paraprak. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkese shqyrtohen brenda 5 ditëve. Kjo kërkesë është bërë këtu. Mbas vendimit të kushtetueses. Ligji nuk zbatohet në analogji.
Ne nuk i besojmë gjykateve, ua kam thënë kemi 1 vite e ca luftë me Irena Gjoka. Nuk e di duhet të kuptoni, nuk mund të hyj ndërgjegjes së brendshme procesi është politik nuk ekziston arsye ligjore. SPAK le të bëjë çtë dojë. Duhet të ulë kokën dhe të shoh çfarë ka bërë, të kthehet në retrospektivë i ka hipur një kali së prapthi. Që nga sot. absolutisht i ekzekutueshëm. Mos u mërzisni pse u lirua Berisha.'
D.m.th.Edi Rama eshte pucist se eshte ne krye te qeverise i zgjedhur nga populli.Pi,kujt i ka organizuan puc?per ti marre me force...cfare?Cilet jane forca levizese e pucit? Kuvendi i marre me vote?Ai qe ka organizuar dhe vazhdon te organizije grushte shteti e lufte civile sot akuzon per grusht shteti.Me rruac...,o Sali.
PërgjigjuPerfundimisht jemi nji popull i indoktrinuar nga udheheqesit PD eshte me gjith betishen nji parti antikombetare dhe me fakte ka bere dhe tradheti Si ceshtja e detit Shkaterrimi i gjith fabrika e uzina Shkaterrimi i ushtris Shitja e intetesave kombetare te huajve ne vecanti grekut e serbit
PërgjigjuMuli dhe Bardhi, kanè idhullin e tyre pèrsèri, qè do tu prijè deri nè fitoren pèrfundimtare kundèr shqiptarève. Rama dhe hajdutèt e tij, kanè "kufomèn" qè kudèrmon, si "kundèrshtar" qè tè siguron fitoren. Ata Davidhèt e sistemit tè drejtèsisè, kanè kaosin dhe rrumpallèn nè derè, si gjithmonè nè kèto 35 vjet. Gjithkund "fitues" nè Shqipèri. Ta gèzosh lirinè Sali. Merre dhèndrin me kapele republike tani, dhe dilni njèherè andej ngaish fusha e aviacionit tek kompleksi Partizani. Imagjinoni sikur tè kishit marrè edhe pistèn e Rinasit dhe ta kishit mbushur me pallate? Pèr tè ardhur keq qè iu iku nga duart ai vènd.
PërgjigjuShteti te demshpeblej saliun me 10 miljon euro per demin qe ka ber me arrest shtëpie.. te na rroj amerika
PërgjigjuLirimi i Berishes do gjeneroje dhune. Ata qe do vuajne jemi ne. I fituar do dale Rama! Faleminderit GJKKO. Mund ta kishit kursyer arestin shtepiak qe ne fillim.
PërgjigjuRēnoft Sali Berisha na roft sumēn null noka.
PërgjigjuSaliun e Liroi Rama per ta perdorue si gogol per te qendruar ne pushtet dhe 50 vjet te tjera... I madhi Konica te ndrift shpirti atje ku je! Shqiperi te kam dhjere nuk te morra vesh nje here.
PërgjigjuE tha po kujt ja tha!
U bo Berisha si Gandhi... Hahahaha
PërgjigjuSa shume ne sy bien shpellaret rrotull ketij komunistit.
PërgjigjuMire eshte te behet nje falje e pergjitheshme,te mbyllen burgjet,te mos kete as pushtet drejtesie ,as kuvend,as qeveri, thjesht te caktojme klanin e saliut si drejtues te shqiperise ...nuk Ka mundesi,eshte jashte cdo arsye qe nje perfaqesues i dhunes,percarjes,zhvatjes,nje vrases te Dale e te ndikoje ne jeten e miliona shqipetareve...eshte nje situate surreale ...ja keshtu kaq thjesht vijne ne pushtet forcat e erresires..edhe nje vendim i nje gjyqtari ndikon ne permbysjen e paqes,lirise,qetesise..
PërgjigjuÇudi qe nuk priten Srrasburgun, drejtësi e pavarur edhe e re se harrova.
PërgjigjuPer cfare ishte ne arrest shtepie? Se nuk u paraqit ne prokurori. Mos beni sikur arritet ndonje fitore historike, thjesht per budallikun e tij dhe te atyre qe e rrethojne ishte ne ate situate, pasi po te paraqitej ne prokurori qe ne fillim do mbetej ne gjendje te lire. Ka nevoje Rama per rival kufome thuaj.
Përgjigjuta gezojm edhe 4 vjet mbretin tone Ramazonin. kto k@rat e PD gzojn se do rrijn prap ne opozit se aty e kan vendin.