Politikë

'Gjyshi im është me Saliun’/Kandidatja e Durrësit e 'ngacmon', Rama: Le të zgjedhin detin, jo kënetën! Të na votojnë që të ikin me pasaportën e BE-së në botë tjetër

15 Mars, 15:54| Përditesimi: 15 Mars, 16:44

  • Share

 

Jona Osmani, e ftuara e radhës në podcastin “Flasim”, maratonë e Kryeministrit Rama, është shprehur se vjen nga një familje e djathtë. Osmani ka “ngacmuar” reagimin e Kryeministrit kur i ka thënë se “gjyshin e kam me Saliun”, dhe më tej Rama ka vijuar me batuta dhe një debat të vogël.

Osmani: Gjyshin nga ana e mamit e kam të djathtë të flaktë, ai është me Saliun. U mërzit shumë kur pa që kisha aplikuar.

Rama: Pse, akoma është me ata? Po nuk e kupton që ka gjithë atë det në Durrës dhe ai rri e sheh kënetën?

Osmani: Ka premtuar këtë radhë që do të votojë ndryshe.

Rama: Eh, nëse nuk të voton as ty, nuk di ç’të them më. O gjysh, çfarë bëhet mo gjysh! Po mirë, pse janë këta akoma me atë parti?

Shiko, është ky perceptimi që PS-ja është akoma vijimësi.

Rama: Çfarë vijimësi, se na mbytën me këtë “vijimësinë”! Po të ishte vijimësi, nuk do t’i vinte radha mbesës tate. Gjithë gjyshërit të na votojnë, që të shkojnë në atë botë me pasaportën e BE-së!


Lajmi kryesor:

Rama 10 orë podcast maratonë, prezanton ekipin ‘PS 2030’: Kush do pasaportën e BE, më 11 maj të na japë mandatin më të fortë se asnjëherë! I dua rebelët, por brenda nesh


A.Q/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?