Ermal Barushi, drejtori i Dinamos

Sport

Gjysmëfinalja kundër Vllaznisë në Kupë, drejtori i Dinamos: Jemi këtu për të qenë kampion

7 Mars, 12:23| Përditesimi: 7 Mars, 12:24

  • Share


Drejtori i Dinamos, Ermal Barushi foli pas shortit të gjysmëfinalave të Kupës së Shqipërisë. Blutë janë përballë Vllaznisë në dy ndeshjet vajtje-ardhje, ndërsa Barushi thotë se objektivi i Dinamos është trofeu.

“Tre rivalët janë kompetitive për të fituar Kupën e Shqipërisë. Në ndeshjen e parë jemi udhëtues, por ndonjëherë është më mirë. Kemi bërë paraqitje të mira me Vllazninë, mendoj që të shkojmë deri në fund dhe të fitojë më i miri.

Në këtë periudhë ka shumë ngarkesa të kampionatit, ka shumë ndeshje, por numrin e kemi, është çështje mentaliteti, nëse hyjmë në ndeshje me mentalitet fituesi gjithçka shkon më mirë.

Nuk ka ndeshje të lehta, i bëjmë ndeshjet e vështira ose të lehta vetë, vijmë nga një tranzicion rreth 14 vjet pa qenë në Kupat e Europës, prandaj them që çdo gjë e kemi vetë në dorë.

Tranzicioni ka qenë shumë i gjatë, investimet janë bërë shumë të mëdha, mbështetja është e madhe nga presidenti Bardhi. Çdo gjë është e mundur dhe luftojmë për trofe”, tha Barushi.


Lajmi kryesor:

Hidhet shorti, mësohen dy gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë! Flasin protagonistët


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?