Nano urim për festat e fundvitit: Policia do gjendet pranë qytetarëve në çdo arterie të Shqipërisë! Të nesërmen e ndërtojmë së bashku (VIDEO)

24 Dhjetor 2021, 17:34| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 17:51

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka uruar të gjithë qytetarët për festat e fundvitit. Gledis Nano shprehet se në këto vigjilje festash është pikërisht çasti kur duhet të hedhim pas lodhjen, dilemat dhe të rendim shpresëplotë drejt një viti më të mirë se ky që kaluam i cili numëroi jo pak sfida dhe arritje.

Nano shprehet se Policia e Shtetit do të gjendet në çdo arterie të Shqipërisë ndërsa thekson se të nesërmen do ta ndërtojmë së bashku për t'ja kushtuar para së gjithash fëmijëve.

"Çdo vit që largohet nuk i përngjan atij që vjen, pasi mbi pragun ku troket e ardhmja gjithësekush vijon rrugëtimin drejt ëndrrave dhe aspiratave personale. Policia e Shtetit do gjendet pranë jush në çdo arterie të Shqipërisë. Së bashku do ndajmë emocionet dhe do përcjellim urimet e fundvitit. Të nesërmen do ta ndërtojmë së bashku me një qëllim të përbashkët, për t'ja kushtuar para së gjithash fëmijëve tanë."-shprehet Gledis Nano.


Lajmi kryesor:

Kremtohet lindja e Krishtit në Kishën Katolike! Frendo mban meshën e fundit në katedralen 'Shën Pali', shoqërohet dhe nga Arqipeshkvi i ri Arjan Dodaj! Besimtarët: Gëzuar! Uron dhe politika


//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodran: 26/12/2021 09:27

    E ke kollaj ti o drejtor se lëviz me fenelinë, provoje të marrësh një taksi dhe shikoje se si janë akset rrugore pastaj!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?