Foto ilustruese

Gllënka të vogla gjatë apo gllënka të mëdha pas? Zbulohet mënyra më e mirë për të pirë ujë kur stërviteni

23 Nëntor 2022, 21:02| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 21:04

  • Share

Kur bëhet fjalë për stërvitje ose vrap, ka disa gjëra thelbësore për fitnesin, këpucë të mira dhe shumë ujë. Shpesh na thuhet se sa e rëndësishme është kjo e fundit, për t'u siguruar që po zëvendësojmë lëngjet e humbura nga djersa. Por cila është mënyra më e mirë për të pirë ujë gjatë stërvitjes?

 A është më mirë të pini pak dhe shpesh, apo në sasi më të mëdha? Dhe a duhet të hidratohemi para apo pas? Tash Curry, një trajnere thotë se gjëja e parë është të siguroheni që të jeni të hidratuar përpara çdo stërvitje.

“Të siguroheni që jeni të hidratuar përpara se të ushtroheni është shumë e rëndësishme, nëse jo temperatura juaj do të rritet më shpejt dhe zemra juaj do të duhet të punojë më shumë se zakonisht.

Të jesh i hidratuar gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës është çelësi, (ndoshta më shumë se në stërvitje), pini në mënyrë të qëndrueshme dhe synoni të pini rreth 450 ml ujë 2-4 përpara se të ushtroheni, për të përfituar sa më shumë nga stërvitja juaj”, tregon ajo.

Për sa i përket gjatë stërvitjes, gllënjkat e vogla janë mënyra më e mirë.

'Të pish ujë në intervale 15-20 minuta është padyshim mënyra më e mirë. Gjithashtu, në një stërvitje me intensitet të lartë, pini një gllënjkë, pasi mund të shkaktojë fryrje”, shprehet trajnerja.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?