Një godinë e braktisur prej vitesh, së fundmi është kthyer në bazë për përdoruesit e dograve të forta me shiringë
Në lagjen “Lef Sallata” në qendër të qytetit të Vlorës, banorët janë të shqetësuar. Çdo ditë ata shohin të rinj që hyjnë e dalin nga kjo godinë e braktisur, duke lënë pas shiringat e injeksioneve.
“Pse duhet të ruhemi nga COVID, ku pandeminë e kemi këtu. Rrezik për fëmijët tanë. Për ne. Shikojmë të droguar. Shiringat mi hedhin tek lulet. Vijnë në çdo orë të ditës dhe natës. Gjynah, mosha të reja. Fëmijët tanë shikojnë ato gjëra. Kemi frikë sepse nesër mund ta pësoje edhe fëmija ime”, tregoi një tregtare.
“Pleqtë shkojnë dhe e kanë kthyer në banjë publike. Të hapë sytë bashkia dhe ta rregulloje. Kam frikë se po t’i shikoj më thotë pse më shikon dhe tak më ngul një thikë. Çdo ditë vijnë, çdo ditë”, tha një grua.
Si kjo ndërtesë në Vlorë ka shumë. Përdoruesit e drogës i kanë kthyer ato në baza të frikshme...
“Duket vetë, pisllëk dynjaja. Kemi frikë nga infeksione. Paguhen taksa për pastrim”, u shpreh një banor.
“Duhen prishur. Të eliminojnë këto drograt që mund të shkaktojnë probleme infeksioni. Nuk ke çfarë ti bësh. Shqetësim për të gjithë. Duhet shkatërruar”, tha një tjetër.
Në qytetin e Vlorës pak kohë më parë për shkak të mbidozës një 33-vjeçar u gjet i vdekur në një godinë të braktisur,10 ditë pasi ishte shpallur i humbur.