Vlorë- Tre persona janë arrestuar pasi goditën me grushte një polic kufitar në terminalin e portit të Vlorës.
Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar një ditë më parë (11 mars), rreth orës 15:30.
Incidenti thuhet se ka ndodhur për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Oficerin e Prokurorisë, arrestuan në flagrancë shtetasit S. S., 23 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, L. C., 29 vjeç, dhe E. F., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 11.03.2025, rreth orës 15:30, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, në ambientet e jashtme të Terminalit të Portit Detar Vlorë, një punonjës policie të Kufirit dhe Migracionit, gjatë detyrës”, informoi sot policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Komente
