Nga Himara në Golem, arrestohen 2 autorë të vjedhjeve të vilave në zonat bregdetare, një në kërkim! Dëmtonin dhe kamerat e sigurisë

25 Korrik 2023, 09:58| Përditesimi: 25 Korrik 2023, 15:36

  • Share

 Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur njëri prej grabitësve, i veshur me të zeza dhe me kapele për të fshehur fytyrën, dëmton mjetin e vëzhgimit që më pas të veprojë i qetë për vjedhjen e sendeve me vlerë brenda një prej vilave në zonën e bregdetit në Himarë. Grabitësit shfaqen teksa lëviznin së bashku në oborr, dhe më pas arrijnë të hyjnë brenda. Nga aty dalin me duart plot, kryesisht me shuma monetare.

Pasi kryejnë grabitjen me armë e dhunë ata largoheshin me makinë “Smart”, edhe kjo e filmuar përmes kamerave të sigurisë.

Në këtë mënyrë, 3 personat kryen një seri vjedhjesh në disa qytete të vendit, kryesisht në sezon veror në bregdet. 2 prej tyre u arrestuan dhe 1 tjetër u shpall në kërkim nga policia, për vjedhje me dhunë të 3 vilave gjatë vitit 2022 në Himarë, Borsh dhe Dhërmi, tashmë të dokumentuara, por edhe raste të tjera të cilat po verifikohen.

Të arrestuarit janë Silver Koci, 31 vjeç dhe Spartak Gega, 22 vjeç, ndërsa Armando Pastha, 33 vjeç, kërkohet nga blutë, të 3 nga Durrësi. Ata rezultojnë me aktivitet të theksuar kriminal brenda dhe jashtë vendit, dhe po hetohen si autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera në vila, kryesisht në zona bregdetare.

Por, si sa policia në gjurmët e hajdutëve?

Mëngjesin e 22 korrikut, blutë e Himarës u njoftuan për vjedhjen e 2 vilave në një kompleks banesash dhe tentativën e grabitjes së një tjetre në afërsi të këtij kompleksi. Gjatë hetimeve rezultoi se ata ishin autorë edhe të vjedhjeve në datat 11 dhe 21 gusht 2022, të një vile në Himarë, të sendeve me vlerë dhe shuma monetare në një hotel në Borsh dhe sendeve me vlerë dhe parave në një vilë në Dhërmi.

Në ditët e fundit, ata dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një vile në Golem të Kavajës, ku morën shumë të konsiderueshme në euro, paund, dollarë dhe lekë.

Tre të dyshuarit, para se të vidhnin me dhunë dhe armë vilat kishin një praktikë pothuajse të njëjtë në të gjitha rastet, e cila bindi policinë për lidhjen e ngjarjeve me njëra-tjetrën, shkatërronin kamerat e sigurisë para krimit, me qëllim që të mos identifikohen. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 3180 euro, 100 franga zvicerane, 140 dollarë, 110 paund, 10 000 mijë lekë të rinj, një automjet tip “Smart”, 3 celularë dhe veshjet e përdorura nga autorët, gjatë vjedhjeve.

Të arrestuar janë

Silver Koço, 31 vjeç, banues në Durrës, me precedent të theksuar kriminal brenda dhe jashtë vendit, për vjedhje me dhunë dhe me armë;
Spartak Gega, 22 vjeç, banues në Durrës, me precedent të mëparshëm për vjedhje.
 shpall në kërkim shtetasi Armando Psatha 33 vjeç, banues në Durrës, me precedent të theksuar kriminal brenda dhe jashtë vendit, për vjedhje me dhunë.

Vjedhjet për të cilat akuzohen
- Në datën 11.08.2022, kanë vjedhur në banesën e shtetasit V. B., në Himarë;
- Në datën 21.08.2022, kanë vjedhur sende dhe vlera monetare në një hotel në pronësi të shtetasit D. Sh., në fshatin Borsh;
- Në datën 21.08.2022, kanë vjedhur vlera monetare dhe sende me vlerë, në vilën e shtetasit K. N., në një kompleks banimi në fshatin Dhërmi. 
Operacioni u kodua "Piketa" 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tino: 25/07/2023 10:49

    Po fytyrat pse ja mbulojn plerave . Ti mxjerrin fotot gjithandej madje qe ti njohin te gjithe e te bejn kujdes kur ti shohin ,se per 6 muaj do dalin e prap do fillojn te vjedhin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?