Një godinë në qytetin e Veronas, me vlerë 3 milion euro, ishte biznes i vëllezërve Suel dhe Marjo Çela, që SPAK i konsideron drejtues të organizatës kriminale të Elbasanit. Vetëm përmes kësaj prone, e përbërë nga 30 zyra e dyqane, Suel Çela vilte fitim 400 mijë euro qira në vit, që i kalonin në një llogari bankare.
Ndërtesa 3 milionë euroshe në një prej qyteteve më të bukura të Italisë, llogaria bankare por edhe një ndërtesë tjetër në lagjen Nogarole Rocca në Verona dhe një biznes ndërtimi me 100% aksione në Itali u vendosën këtë të enjte nën sekuestro preventive. Vendimi për bllokimin e 4 pasurive pasurive që shkojnë në vlerën e konsiderueshme 4 milionë euro u mor nga gjykata e Veronas pas një kërkesë të mbërritur në prokurorinë e qytetit nga Prokuroria e Posaçme në Tiranë.
Hetimet e kryera përmes një skuadre të përbashkët të SPAK, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Guardia di Finanzas në Verona, që përgjuan anëtarë të grupit por edhe analizoi dokumente dhe raporte financiare, çuan në sekuestrimin preventiv të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, që dyshohet se kanë ardhur nga trafiku ndërkombëtar i drogës nga Amerika e Jugut në tregjet evropiane.
Sa i përket skemës së pastrimit të parave në Verona përmes biznesit, SPAK thotë se hetimet e përqendruan vëmendjen tek një biznes i pasurive të paluajtshme në Itali, të cilës i dërgoheshin shifra të mëdha parash, përmes sistemit bankar. Paratë shkonin nga Shqipëria drejt Italisë përmes një biznesi fruta-perimesh, sipas burimeve të Report Tv, në pronësi të dy Çela. Sapo vinin nga Elbasani në Verona paratë investoheshin në ndërtim, rikonstruksionin e ndërtesave, të cilat më pas jepeshin me qira.
Përdorimi i burimeve të mëdha financiare që derdheshin nga Shqipëria në ekonominë italiane, sipas autoriteteve të dy vendeve përfaqësonte edhe hallkën përfundimtare të pastrimit të parave.
Për të fshehur gjurmët, Suel Çela urdhëronte kryente transaksione të pasurive të paluajtshme, me qëllim pengimin e gjurmueshmërisë së origjinës së paligjshme të parave dhe në këtë mënyrë sipas prokuroritë organizata përfitonte shërbime të “pastruara”, me fitimin e përftuar nga transaksionet e dyshuara, të cilat mund të ripërdoreshin në investime në prona të paluajtshme, në territorin italian.
Në fund SPAK thotë se përveç pasurive të Suel dhe Mario Çelës janë sekuestruar edhe ato të administratorit të një shoqërie të pasurive të paluajtshme në Verona, në pronësi të një çifti bashkëshortësh shqiptarë, të përfshirë edhe më herët në trafikun e drogës. Ata konsideroheshin si njerëzit e besuar të dy vëllezërve dhe rezultuan të figuronin në listën e pagesave të organizatës kriminale.
Për Prokurorinë e Veronës ky është rasti i parë i një organizate kriminale shqiptare, e cila investon në pasuri të paluajtshme në territorin e një shteti të Bashkimit Europian, në këtë rast, Italisë.
Në Verona thotë SPAK organizata kriminale kishte qendër të sajën, ku strehohej edhe vëllai i Suel Çelës, Marjo Çela deri në qershorin e vitit 2024, kur u prangos nga autoritetet italiane dhe iu dorëzua Belgjikës pasi kërkohet atje për një vrasje mafioze në Antëerp, si pasojë e konflikteve mes grupeve rivale të trafikut të drogës. Në Shqipëri Mario Çela është shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, trafik droge, pastrim parash etj. Ndërsa Suel Çela është prej 3 vitesh në kërkim ndërkombëtar si drejtues i organizatës kriminale dhe porositësh i një sërë krimesh jo vetëm në qytetin e Elbasanit.
Njoftimi i SPAK:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Veronës kryen një operacion të përbashkët kundër një organizatë kriminale nga Elbasani, e cila vepronte në Verona të Italisë dhe ishte përgjegjëse për transportin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në tregun europian.
Hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme, Byroja Kombëtare e Hetimit, Guardia di Finanza seksioni i hetuesve financiarë të Veronës, çuan në sekuestrimin preventiv të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, burimeve financiare dhe aksioneve të pasurisë të një shoqërie tregtare, të cilat kalonin vlerën e 4 milionë eurove.
Sekuestrimi u ekzekutua sot më 3 korrik pas vendimit të Gjykatës së Veronës, si masë preventive, në kuadër të vijueshmërisë së hetimeve.
Pasuritë e sekuestruara janë:
- Një ndërtesë, pasuri e paluajtshme në Nogarole Rocca (Verona)
- Një ndërtesë, në vlerë rreth 3 milionë euro, e përbërë nga 30 njësi (zyra dhe dyqane) (Verona)
- Një llogari bankare ku depozitoheshin qiratë e zyrave dhe dyqaneve (rreth 400 mijë euro në vit)
- Një shoqëri tregtare që operonte në fushën e ndërtimit, me kuota 100% në Itali.
Hetimet konstatuan se këto pasuri janë krijuar dhe financuar me përfitimet nga trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut në tregjet europiane. Vëmendja u përqëndrua tek një shoqëri e pasurive të paluajtshme në Itali, të cilës i dërgoheshin shifra të mëdha parash, përmes sistemit bankar. Ka rezultuar se paratë vinin nga Shqipëria, pasi organizata kriminale i transferonte të ardhurat nga një shoqëri tregtare në Shqipëri, në pronësi të dy vëllëzerve shqiptarë dhe këto shuma investoheshin në Itali në ndërtim, rikonstruksionin e ndërtesave, të cilat, më pas jepeshin me qira.
Njëri prej dy vëllezëve është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa tjetri ndodhet në një burg në Belgjikë. Ky i fundit u arrestua në Verona, në qershor të vitit 2024, pas ekzekutimit të një urdhër-arresti, të lëshuar nga autoritetet belge, mbi dyshimet për përfshirje në një vrasje mafioze në Antwerp, si pasojë e konflikteve mes grupeve rivale të trafikut të drogës.
Për këtë të fundit ka gjithashtu një vendim të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pas hetimeve të kryera nga SPAK, për veprat penale: “Vrasje me paramendim”, “Mbajtje dhe prodhim pa leje të armëve”, “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.
Falë skuadrës së përbashkët hetimore mes Prokurorisë së Veronës dhe SPAK u konstatua se përdorimi i burimeve të mëdha financiare që derdheshin nga Shqipëria në ekonominë italiane, përfaqësonte edhe hallkën përfundimtare të pastrimit të parave, të kryera nga jashtë vendit përmes një shoqërie tregtare në Shqipëri, në pronësi të organizatës kriminale.
Në Shqipëri, janë kryer transaksione të dyshimta të pasurive të paluajtshme, me qëllim pengimin e gjurmueshmërisë së origjinës së paligjshme të parave dhe në këtë mënyrë organizata përfitonte shërbime të “pastruara”, me fitimin e përftuar nga transaksionet e dyshuara, të cilat mund të ripërdoreshin në investime në prona të paluajtshme, në territorin italian.
Gjithashtu janë sekuestruar pasuritë e paluajtshme dhe burimet financiare që i përkasin administratorit të një shoqërie të pasurive të paluajtshme në Verona, në pronësi të një çifti shqiptarësh, të përfshirë në të kaluarën në trafikun e lëndëve narkotike. Ata konsideroheshin si njerëzit e besuar të dy vëllezërve dhe rezultuan të figuronin në listën e pagesave të organizatës kriminale. Kontrolle janë kryer edhe ndaj subjekteve kryesore dhe ndihmësve të tyre italianë, me qëllim gjetjen e provave të mëtejshme.
Procedimi penal ndodhet në fazën e hetimeve paraprake.
Për Prokurorinë e Veronës ky është rasti i parë i një organizate kriminale shqiptare, e cila investon në pasuri të paluajtshme në territorin e një shteti të Bashkimit Europian,në këtë rast, Italisë.
Operacioni i kryer konfirmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar mes SPAK dhe autoriteteve italiane, në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.
Këto janë pamjet e publikuara nga Guardia di Finanza në kuadër të operacionit që çoi në sekuestrimin e 4 mln eurove pasuri të Suel dhe Marjo Çelës në Itali.Hetimet u kryen nga SPAK në bashkëpunim me prokurorinë e Veronës, ku edhe u sekuestruan dy ndërtesat.
Autoritetet italiane kanë publikuar edhe skemën se si kryhej pastrimi i parave që vinin nga trafiku i kokainës nga Amerika e Jugut drejt vendeve evropiane. Paratë e drogës dërgoheshin nga Shqipëria drejt Italisë përmes një kompanie në Shqipëri të vëllezërve Çela tek një kompani pasurish të paluajtshme. Atje pastroheshin duke i investuar në rikonstruksione ndërtesash që jepeshin me qira.
Kompania e pasurive të paluajtshme përdorej për pastrimin e parave që shkonin nga Shqipëria, investoheshin ë ndërtim, në rikonstruksione ndërtesash, të cilat më pas jepeshin me qira.
Komente

E keshtu ka filluar tatpjeta, derisa te mbetet me gisht ne goje.
PërgjigjuAsgjo skeni ca me i bo. Te ishte per ta kap e per me ja sekuestruja kishit bo. Zhurme kot. Asgjo skeni me i bo. E do marri edhe pafajsine se e meriton. O Ero mos nigjo cfare shkruajne keto se ska shance me ju afru keto atje te vendi ku rri bossi. Sot per sot ska si ai ne gjithe Shqiperine.