Kronikë

Goditja e organizatës së Suel Çelës/ Pamjet e operacionit, dy ndërtesat e sekuestruara në Itali dhe skema që përdorej për pastrimin e parave (VIDEO)

3 Korrik, 14:29| Përditesimi: 3 Korrik, 15:26

  • Share

Këto janë pamjet e publikuara nga Guardia di Finanza në kuadër të operacionit që çoi në sekuestrimin e 4 mln eurove pasuri të Suel dhe Marjo Çelës në Itali.Hetimet u kryen nga SPAK në bashkëpunim me prokurorinë e Veronës, ku edhe u sekuestruan dy ndërtesat.

Autoritetet italiane kanë publikuar edhe skemën se si kryhej pastrimi i parave që vinin nga trafiku i kokainës nga Amerika e Jugut drejt vendeve evropiane. Paratë e drogës dërgoheshin nga Shqipëria drejt Italisë përmes një kompanie në Shqipëri të vëllezërve Çela tek një kompani pasurish të paluajtshme. Atje pastroheshin duke i investuar në rikonstruksione ndërtesash që jepeshin me qira.

Kompania e pasurive të paluajtshme përdorej për pastrimin e parave që shkonin nga Shqipëria, investoheshin ë ndërtim, në rikonstruksione ndërtesash, të cilat më pas jepeshin me qira.


Lajmi kryesor:

Goditet sërish organizata e Suel Çelës, i sekuestrohen 4 mln € pasuri në Itali! SPAK: Paratë e drogës dërgoheshin nga Shqipëria, investoheshin në ndërtim


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?