Tedi Blushi ka dalë nga komisariati nr.1 pasi u shoqërua pasi goditi me grusht Halit Valterin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Blushi tha se dha sqarime për ngjarjen, ndërsa e cilësoi si një provokim që iu bë në mbledhje.
Blushi në një prononcim për mediat u shpreh se kush provokon opozitën do të marrë përgjigjen e merituar.
“Prej 5 orësh jam në komisariatin e narko shtetit, për të dhënë sqarime për atë ngjarje të shëmtuar. Për atë provokim që mu bë sot në mbledhjen e këshillit. Rrugaçëria dhe dhuna narko shtetit mori përgjigjen e merituar, siç e mori në dyert e këtij komisariati, siç do ta marrë në çdo strofull të krimit. Me këtë regjim ka zero tolerancë ka vetëm qëndresë. Përgjigja do jetë shembullore në çdo strofull komisariati, qeverie bashkie, kush provokon opozitën do marrë përgjigjen që meriton në mënyrë demokratike”, tha Blushi.
Lajmi kryesor:
Dhunë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi godet me grusht Halit Valterin, i hedh dosjen me letra Veliajt, shoqërohet në polici! Kryebashkiaku: Rrugaçi i fundit i Metës (VIDEO)
SI.E.//ReportTv.al