Dhunë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi godet me grusht Halit Valterin, i hedh dosjen me letra Veliajt, shoqërohet në polici! Kryebashkiaku: Rrugaçi i fundit i Metës (VIDEO)

22 Korrik, 17:00| Përditesimi: 22 Korrik, 23:00

  • Share

TIRANË- Tensione deri në dhunë fizike pati në mbledhjen e pasdites së sotme të këshillit bashkiak të Tiranës që ishte thirrur për të miratuar 8 pika mes tyre dhe hapje e dy çerdheve të reja. Blushi ka goditur me grusht këshilltarin Halit Valteri dhe i ka hedhur letra kryebashkikaut Veliaj. Pas kallëzimit të Valterit, Blushi është shoqëruar në polici në komisariatin nr.1. 

Në momentin që kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka marrë fjalën ka ndërhyrë Tedi Blushi, i cili mban postin e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë. Megjithë ndërhyrjet e kryetares së këshillit, Romina Kuko ndaj Blushti për të mos ndërhyrë, debati në distancë mes tyre ka vijuar .

 Erion Veliaj: Ti mund të vazhdon të vetëdiskretitohesh deri në vdekje. Mund të diskretitohesh ti dhe shefi yt por kjo është mungesë educate.
Tedi Blushi: Ti je hajdut

Erion Veliaj: Më ngatërron me atë me bllok në dorë. Më ngatërron me atë të bllokut.

Në një moment Blushi ka hedhur dosjen me dokumente që kishte në tavolinën e tij drejt Veliajt.

Erion Veliaj: A e kupton që je i paaftë edhe të gjuash.

Blushi ftohet të largohet nga salla.

Erion Veliaj: Je komplet i paaftë.

Në konflikt ka ndërhyrë menjëherë edhe këshilltari socialist, Halit Valteri, i cili duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut. Pas një debati me fjalë me Valterin, Blushi e ka goditur në pabesi me grusht. Menjëherë ka ndërhyrë policia bashkiake për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, ndërsa mbledhja u ndërpre.  

Menjëherë pas kësaj, Tedi Blushi është përjashtuar nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ndërsa shqiptarja.com dhe Report Tv mëson se Valteri ka bërë kallëzim në komisariatin nr 1 ndaj Tedi Blushit. 

Reagon Veliaj

Në një reagim në rrjetin social X, Veliaj tha se do të kërkojë zbatimin e ligjit me përpikmëri për raste të tilla që i etiketoi rrugaçëri. 

Sot Keshilli Bashkiak kish per te votuar hapjen e 2 çerdheve te reja, abonete falas per studentet, miratimin e shkolles Ecole 42 per te rinjte, zonen e lire ekonomike TEDA per 5mije vende pune te reja dhe grantin e Katarit per sheshin fundor tek Bulevardi i Ri. Por Ilir Meta dhe rrugaci i fundit qe i ka mbetur, nuk e perballojne dot as suksesin e Tiranes dhe as humbjen kolosale te partickes se tyre. Sjellja per vandali ndaj kolegeve keshilltare, eshte shenje deshperimi, jo force. Do te kerkoj zbatimin e ligjit me perpikmeri qe rrugaceria te marre pergjigjen qe meriton, dhe Tirana te mos mbetet peng i maktheve te Ilir Metes e mjeraneve te tij" shkruan Veliaj në një reagim të tij në rrjetin social X. 

Mbledhja e këshillit bashkiak zgjati jo më shumë se 5 minuta. 

Ora 22:50
FOTO e re/ Momenti kur Blushi e Valteri përplasen fizikisht në Këshillin Bashkiak

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranë ditën e sotme degradoi në dhunë fizike. Këshilltari i PL, Tedi Blushi, njëherazi sekretari i përgjithshëm i partisë, ka qëlluar me grusht Halit Valterin.

Dinamika është e ende e paqartë, ndërsa gjithçka nisi kur Blushi hodhi letra kundrejt Veliajt. Më pas sherri ka degraduar në dhunë fizike, ku Blushi raportohet të ketë qëlluar me grusht Valterin.

Ndërkohë, një foto e re ka dalë nga sherri. Në foton e fotografit Agim Rama, dallohet një moment kur Valteri dallohet të ketë kapur për fyti Blushin.

Valteri ka kallëzuar në polici Blushin për dhunë. Vetë Blushi pas daljes nga komisariati nr.1 në Tiranë tha se është provokuar nga Vlateri.

Ora 22:00
Blushi qëlloi Valterin me grusht, Meta: E provokoi, qen bir qeni! Një horr që priste 3 orë të bënte foto me mua

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi u provokua nga Halit Valteri.

Në mbledhjen e Kryesisë së PL-së, Meta u shpreh se përpjekja për të vënë dorë mbi Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së është fatale, ndërsa theksoi se “nga sot jemi në luftë të hapur me Veliajn, Ramën dhe zarat e tyre”.

“Sot ka ndodhur një incident i rëndë, kur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, shefi i 5D, vrasësi i Ardit Gjoklajt dhe përgjegjësi për të gjitha këto problemet që kanë qytetarët e Tiranës ka provokuar sekretarin tonë të përgjithshëm Tedi Blushi dhe njëkohësisht ka ftuar për të provokuar sekretarin tonë, një qen bir qeni, që quhet Halit Valteri. Një maskara, një horr, një vagabond, që priste tre orë për të bërë një foto me mua.  Përdoret në mënyrën më mizore nga prindi 2 për të provokuar sekretarin tonë të përgjithshëm, i cili i ka dhënë përgjigjen e merituar. Veliaj me këtë akt ka hyrë në luftë me PL dhe popullin e lirisë. Ne do ti japim përgjigjen këtij horri, këtij të korruptuari kudo që të jetë. Ndaj kërkoj nga të gjithë ju mobilizim total kudo ku jeni për ti dhënë përgjigjen e merituar Erion Veliajt, prindit 2 dhe Edi Ramës prindit 1, që e përdor në mënyrë mizore për të provokuar opozitën dhe popullin e lirisë. Asgjë nuk do na ndalë derisa Veliaj të shkojë në burg, sepse ka uzurpuar kompetencat e këshillit bashkiak.

Asgjë nuk do na ndalë derisa Edi Rama të shkojë në burg, kjo fëlliqësire e fëlliqësirave, i cili ka qenë i paralajmëruar për aferën e inceneratorëve që të mos e bëjë këtë. Asgjë nuk do na ndalë derisa këta horra, këta vagabondë, këta mostra të shkojnë në qeli aty ku i kanë çuar shokët e tyre”, tha Meta, i cili theksoi se “nga sot jemi në luftë të hapur me Erion Veliaj, Edi Ramën dhe zarët e tyre. Përpjekja e tyre për të vënë dorë mbi Tedi Blushin është fatale për ta dhe për tutorët e tyre.

Ora 21:23
Goditi me grusht Halit Valterin, Tedi Blushi del nga komisariati: Ishte provokim, do marrin përgjigjen që meritojnë (VIDEO)

 Tedi Blushi ka dalë nga komisariati nr.1 pasi u shoqërua pasi goditi me grusht Halit Valterin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Blushi tha se dha sqarime për ngjarjen, ndërsa e cilësoi si një provokim që iu bë në mbledhje.

Blushi në një prononcim për mediat u shpreh se kush provokon opozitën do të marrë përgjigjen e merituar.

“Prej 5 orësh jam në komisariatin e narko shtetit, për të dhënë sqarime për atë ngjarje të shëmtuar. Për atë provokim që mu bë sot në mbledhjen e këshillit. Rrugaçëria dhe dhuna narko shtetit mori përgjigjen e merituar, siç e mori në dyert e këtij komisariati, siç do ta marrë në çdo strofull të krimit. Me këtë regjim ka zero tolerancë ka vetëm qëndresë. Përgjigja do jetë shembullore në çdo strofull komisariati, qeverie bashkie, kush provokon opozitën do marrë përgjigjen që meriton në mënyrë demokratike”, tha Blushi.

Ora 18:50
Goditi me grusht Halit Valterin, Tedi Blushi shoqërohet në polici

 

Këshilltari i PL në Këshillin Bashkiak të Tiranës është shoqëruar në polici pas akteve të dhunës në mbledhjen e Këshillit. 

Blushi goditi me grusht Valterin, ndërsa ky i fundit e kallëzoi në polici. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Blushi është shoqëruar në komisariatin nr.1.

Ora 18:01
FOTO/ Ja momenti kur Tedi Blushi godet pabesisht pas shpine me grusht Halit Valterin! Anëtari socialist bën kallëzim në polici

1721665495_tediblusho.jpg

Ky është momenti kur Tedi Blushi, sekretari i Përgjithshëm i PL-së, godet me grusht në sallën e këshillit Bashkiak, këshilltarin socialist Halit Valteri.

Blushi hodhi letra në drejtim të Veliajt dhe pas një debati me fjalë me Valterin, e godet në pabesi pas shpine me grusht atë.

Menjëherë pas kësaj, Tedi Blushi është përjashtuar nga mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Anëtari socialist Halit Valteri bëri kallëzim në komisariatin nr 1 ndaj Tedi Blushit.  

Ora 17:54
Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn

1721650531_ilirmeta.jpg

Presidenti i Partisë së Lirisë ka marrë në mbrojtje Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij, duke i shpallur luftë Veliajt. 

Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare. Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij. Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn. Partia e Lirisë do t'ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash. Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë!

. Në asnjë vend demokrat një forcë politike nuk bën thirrje për luftë, pasi një gjë e tillë në çdo shtet do të përbënte vepër penale.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 23/07/2024 08:20

    E like , si ec rakia? Ka dal ndopak e mire? Po ti mos pi aq shum o pemthym se ti dhe nuk e mban e fillon e te merret goja.

    Përgjigju
  • melinda: 22/07/2024 23:40

    po po..figure e shquar ti,,mor bythecjerri i cepanit...nje hajdut qe ke vjedhur leket e shqiptareve..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?