Kronikë

Dhuna ndaj shoferit të kamionit, në pranga vëllai i Bledjon Nallbatit! 'Falet' kandidati i Berishës në listën e mbyllur të Korçës (VIDEO)

4 Maj, 09:50| Përditesimi: 4 Maj, 16:15

  • Share

Arrestohet Alti Nallbati, vëllai i kandidatit të PD Bledjon Nallbati, pasi dhunuan drejtuesin e njw kamioni mbrëmjen e së shtunës, 3 maj, në Bilisht. Ngjarja ndodhi në afërsi të rrethrrotullimit të Mirasit, ku 42-vjeçari ndalon makinën me të cilën po lëvizte së bashku me Bledjon Nallbatin dhe konfliktohen me shoferin e kamionit. 

Nallbati, i njohur edhe në Kuvend për aktet ekstreme, nuk ruhet fare në praninë edhe të shumë të tjerëve në këtë akt të paprecedentë dhunë dhe agresioni në kulmin e fushatës elektorale. 

Policia thotë se deputeti Nallbati ishte në makinë së bashku më vëllanë e tij, Alti Nallbati, i njohur edhe si Duçja, kur kanë ndaluar fuoristradën në mes të rrugës, duke penguar kamionin. 

Alti Nallbati, vëllai i deputetit të Berishës del i pari nga makina dhe tenton të dhunojë shoferin. 

Nallbati, i cili dallohet në video i veshur me një xhaketë dhe një bluzë të bardhë, fillimisht sipas policisëka tentuar të qetësojë situatën, por më pas bëhet edhe më agresiv se vëllai siç këto pamje e tregojnë qartë. Në këtë moment ai tenton ta zbresë nga mjeti i tij shoferin S.D dhe ta godasë me grusht.

Shoferi përpiqet që të vetëmbrohet nga agresioni, por për asnjë çast pa lëvizur nga sedilja dhe kabina e tij.

Nallbati vijon dhunën fizike teksa hipën në shkallën e kamionit dhe godet me grushte nga dritarja e derës shoferin. Aty ndërhyjnë edhe qytetarë të pranishëm që grumbullohen, duke e larguar deputetin e qarkut të Korçës, që edhe gjatë seancave plenare të kaosit në Kuvend vitin e kaluar dhe gjatë këtij viti, ka qenë ndër më aktivët dhe agresivët për PD-në. 

“Gjatë këqyrjes së pamjeve filmike dhe kryerjes se veprimeve të tjera hetimore, rezultoi se më datë 03.05.2025, rreth orës 21:15 ,  në  afërsi  të rrethrrotullimit të Mirasit  në qytetin e Bilishtit  shtetasi A.N, ka  ndaluar automjetin  me të cilin lëvizte bashkë me vëllanë e tij shtetasin B.N (kandidat për deputet i një subjekti politik) duke penguar qarkullimin e automjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor. 

Shtetasi A.N ka dalë nga automjeti dhe ka debatuar verbalisht me  një drejtues kamioni, dhe më pas ka tentuar ta zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D, dhe ka tentuar ta qëllojë me grushte si dhe ta ofendojë duke kryer veprime të pa hijshme në publik. Në këtë konflikt është përfshirë  edhe vëllai i  tij, shtetasi B.N, ku fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë  nga kamioni shtetasin S.D.”, njofton policia.

Sipas burimeve të Report Tv, mësohet se në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.

Çështja është  hetuar nga efektivet e policisë së Devollit, të cilët përfundim të veprimeve hetimore  arrestuan në flagrancë vëllain e deputetit  42 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale "Dëmtime të tjera me dashje", "Prishja e qetësisë publike", dhe " Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit". 

Për kandidatin e Partisë Demokratike, i treti në listën e mbyllur në qarkun e Korçë, nuk është njoftuar asnjë procedim penal. 

Xh.D/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emi: 04/05/2025 20:50

    Shqipnija ashte ba veni i horave. Ashte e pa banushme

    Përgjigju
  • Patrioti: 04/05/2025 14:54

    Keta jane arrogante e te dhunshem me njerzit e thjesht kur jane ne opozite mendo sikur te kene pushtet te vrasin si Saliu e dalin te pafajshem. Çfare po ju bente shoferi qe ishte ne pune edhe naten per te çuar rrogen ne shtepi e qe paguan taksat qe te mari rrogen edhe deputeti qe eshte nje analfabet funksional.

    Përgjigju
  • ZZZZZZX: 04/05/2025 14:01

    Policia nuk duhet te kete frike ko nga Nallbati, po askush tjeter. Bledionit prangat ne vend kur shkel ligjin.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 04/05/2025 12:39

    Nga vidio, NUK shoh shkelje nga Ana e shoferit te kamionit. Madje edhe distance e sigurise eshte respektuar prej tij, EDHE gjate futjes ne rrotullim dhe ne ndalim. Ai eshte vetem provokim I shkaktuar ngaqe fodullet e PD I ka shqetesuar dritare e forte e kamionit.

    Përgjigju
  • Kimi: 04/05/2025 12:21

    Niveli i parlamentit eshte shume i ulet dhe kjo eshte arsyeja e situatave te tilla ne te gjithe shqiperine. Ne Fier nipat e ish deputetit godasin policine. Nga ju vjen ky guxim? Pandeshkueshmeria, kompromisi ordiner per disa vota me shume dhe mos hetimi i pasurive te horrave parlamentare, sebashku me familjaret e tyre. Te dy Nallbanet duheshin arestuar ose te dy duhet te ishin te lire. Keta shembuj nxitin dhunen dhe krimin rrugeve.

    Përgjigju
  • jon: 04/05/2025 11:53

    Në këtë që thonë PD por që është PDH Sali NON GRATA vetëm shpellarët ka mbledhur,të shkosh pas non gratës,Mul malokut apo Zhelal derziut duhet të jesh derr....

    Përgjigju
  • Qytetar: 04/05/2025 10:31

    Kjo eshte arsyeja perse nuk do votoj PS-ne. Njerezit duhet te jene te barabarte para ligjit. Nuk ka njeri tager te “fale” keqberesit meqe kane nje karrige ne parlament. Eshte kapur ne flagrance. Te zbatohet ligji.

    Përgjigju
  • Komentuesi: 04/05/2025 10:07

    Bravo policise per arrestimin Te mesohemi ti zgjidhim pa dhune sherret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?