Ndonëse policia e “fali” dhe ndaj tij nuk ngriti asnjë akuzë edhe pse në video dukej qartë që godet me grusht shoferin e kamionit në Bilisht, Bledjon Nallbazi hedh akuza ndaj saj, duke u shprehur se ka vepruar me urdhër të Niko Peleshit.
Në një deklaratë për mediat, kandidati i PD për Korçën pranon se duhej të tregonte maturi, por justifikohet duke thënë se është njeri para se të jetë politikan.
Nallbati pretendon gjithashtu se ai dhe i vëllai, i arrestuar tashmë nga policia, nuk i kanë prerë rrugën kamionit, edhe pse në video duket qartë se është e kundërta. Sipas tij, video e publikuar nuk është e plotë dhe se e vërteta është transformuar sipas interesit.
“Po udhëtonim nga Kapshtica drejt qytetit, dhe në rrethrrotullim është hapur një gropë, të cilën këta pushtetarë që keqinformojnë ngjarjen nuk e riparojnë. Mjeti im uli shpejtësinë, ndërsa kamioni ishte pas me shpejtësi dhe mund të pësonim aksident. Në këto kushte ndaluam, dhe doli vëllai im që ishte shofer, e pas tij unë”, tha Nallbati.
Kandidati i Berishës drejton gishtin nga policia teksa shprehet se edhe pse vëllai i tij, Alti Nallbati, dhe shoferi i kamionit u shoqëruan në komisariat dhe firmosën deklaratat se nuk kishin asnjë problem me njëri-tjetrin, ngjarja u transferua në komisariatin e Korçës. Nallbati akuzon drejtorin e policisë se ka ngritur tre akuza që nuk qëndrojnë ndaj vëllait të tij.
"Të trija akuzat nuk qëndrojnë. Kam informacion që duhet ta verifikoni ju dhe ftoj edhe SPAK-un: dje, drejtori i Policisë është thirrur dhe ka pezulluar shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve.", thotë ai.
Ndonëse kandidati i Berishës, i njohur për veprime të dhunshme edhe në parlament, shpëtoi “paq” kësaj here, policia njoftoi më herët se kishte arrestuar vëllain e tij, nën akuzën e kryerjes së tre veprave penale “Dëmtime të tjera me dashje”, Prishja e qetësisë publike", dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".
Deklarata e plotë e Bledjon Nallbatit:
Ditën e djeshme, rreth orës 21:00, ka ndodhur një incident që më ka përfshirë mua, vëllain tim dhe një mjet të tonazhit të rëndë. Pranoj me përgjegjësi të plotë që duhet të qëndroja me maturi ndaj këtyre lloj provokimeve, megjithatë, jam njeri para se të jem politikan. Dënojmë çdo lloj forme dhune, verbale apo fizike, pavarësisht se u përfshimë në një incident pa dëshirën tonë.
E vërteta transformohet sipas interesit publik të momentit. Keni parë video të pjesshme, jo të plota. Nuk është e vërtetë që unë apo vëllai im i kemi prerë rrugën kamionit. Po udhëtonim nga Kapshtica drejt qytetit, dhe në rrethrrotullim është hapur një gropë, të cilën këta pushtetarë që keqinformojnë ngjarjen nuk e riparojnë. Mjeti im uli shpejtësinë, ndërsa kamioni ishte pas me shpejtësi dhe mund të pësonim aksident. Në këto kushte ndaluam, dhe doli vëllai im që ishte shofer, e pas tij unë.
Kam tentuar shumë herë të shmang këtë konflikt, edhe pse isha nën emocionet e një përplasjeje të mundshme dhe të rrezikshme. Edhe shoferi, padiskutim, pati një reagim jo të duhur, duke sharë mua dhe vëllain tim. Emocioni ndonjëherë prevalon mbi arsyen, por jam njeri.
Nuk i përkas racës së njerëzve si Niko Peleshi e të tjerë që janë marrë me këtë çështje. Këta nuk cenohen në dinjitetin e tyre e të familjes, mjafton karrigia e pushtetit që të vjedhin paratë e qytetarëve. Ftoj SPAK të marrë pamjet e tjera filmike për të parë çfarë ka ndodhur në mënyrë të qartë. Telefonuam policinë e komisariatit për të sqaruar një ngjarje që mund të kishte patur pasoja, por edhe për konfliktin. Policia, në vend që të qartësonte situatën – edhe pse vëllai im dhe shoferi u shoqëruan dhe deklaruan që ishte konflikt momental dhe keqkuptim, madje firmosën deklaratat se nuk kishin asnjë problem me njëri-tjetrin – veproi me urdhër personal të Niko Peleshit, i cili ka komunikuar me drejtuesit e policisë së qarkut të Korçës.
Për çfarë komunikoi Peleshi me drejtorin e Policisë? Cila ishte arsyeja që kjo ngjarje u transferua me forcë në komisariatin e Korçës, dhe me prezencën e vetë drejtorit të policisë u ngrit një akuzë e falsifikuar? Në pamjet filmike, edhe pse mjetet ndaluan, vepra penale ekziston kur largohesh nga vendi i ngjarjes. Si mund të largohej mjeti kur kishte një aksident të mundshëm dhe ne kishim telefonuar policinë? Mjetet e tjera vazhdonin të kalonin. Të tria akuzat nuk qëndrojnë. Kam informacion që duhet ta verifikoni ju dhe ftoj edhe SPAK-un: dje, drejtori i Policisë është thirrur dhe ka pezulluar shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve.
Komente

Ti or pis duhej te ishe arrestu, jo te besh karshillek ndaj ligjit, shtetit e njerzve. Kjo eshte madheshtorja
PërgjigjuI pame shume qarte pamjet qe keni dal si garipa nga fuoristrada o kokpalam
PërgjigjuZoti Nallban Devolliu, mund te mjaftoheshe duke kerkuar falje sepse je sjelle dhe je kokra e garipit te fshatit qe ne qyetet nuk dihet mbijeton dot apo jo. Jeni ju dy vellezerit Nallbane qe i prete rrugen kamionit dhe dolet si rrugace duke i vajtur tjetrit tek dera. Jo po gropa, jo po ishte shpejt, jo po mund te kishte aksident, jo po syte qe te pellcasin. Njerez si ty as per brigadiere kooperative nuk mund te jene, jo me deputet. Te uroj shume te perplasesh me ndonje qe te te numeroj brinjet dhe cfare ke ne shtepi. I paturp dhe i pa burre.
Përgjigju