Drejtuesit e Anti-Mafies italiane dhe pala shqiptare, kreu i SPAK, Arben Kraja dhe prokurori Vladimir Mara që udhëtuan drejt Romës, zhvilluan mesditën e sotme një konferencë për mediat lidhur me super operacionin që çoi 37 persona në pranga për 40 milionë euro drogë të sekuestruar.
Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho u shpreh se suksesi i operacionit ishte bashkëpunimi mes dy vendeve për të goditur grupet kriminale me skuadra invetigative. "37 të arrestuar, një operacion i madh pas bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë me një skuadër investigative. Këtu ndodhet kreun i Prokurorisë së Posacme Arben Kraja dhe prokurori Vladimir Mara.
Janë sekuestruar tonelata marijuanë dhe kokainë. Bashkëpunimi mes vendeve është arma më e fortë të luftuar trafikun e drogës mes vendeve. Është operacioni më i madh që ka goditur grupet kriminale italiane dhe shqiptare i zhvilluar ndonjëherë" tha ai.
Në krah të prokurorit të anti-mafies italiane në Romë gjatë konferencës ishte kreu i SPAK, Arben Kraja që u shpreh se në Shqipëri do të hetohet për zyrtarët që mund të lejuar apo favorizuar aktivitetin kriminal. "Erdha në Romë në datë 7 shkurt firmosëm memorandumin e bashkëpunimit dhe ideja ishte se duhet të ishim konkret dhe sot jemi konkret me operacionin që zhvilluan. Skuadrat e përbashkëta hetimore janë përgjigja më e mirë që i jepet krimit të organizuar që funksionon në nivelin ndërkombëtar.
Falenderoj Eurojust për ndihmën skuadrat investigative. Operacioni ishte i suksesshëm, me koordinim perfekt në të njëjtën kohë. E reja që kemi sjellë në Shqipëri me këtë hetim është se nuk jemi kufizuar vetëm me hetimin, por edhe hetim dhe akuzë për pastrim të veprës penale (pastrim parash). Jemi të vendosur që të vijojmë me të njëjtin ritëm edhe me skuadrat e tjera investigative të përbashkëta. Në Shqipëri do të hetojmë përgjegjësinë e autoriteteve shtetërore që kanë lejuar apo favorizuar aktivitetin kriminal. Kushdo që të jetë i përfshirë dhe do të provohet do të dërgohet para gjyqit" tha Kraja.
Prokurori i Barit, Giuseppe Volpe tha se "Grupet kriminale funksionojnë si një lumë i madh. Grupet shqiptare duke përdorur brigjet e Jugut kanë kaluar në ato italiane sasi të mëdha marijuane. Janë pasuri të sekuestruara që u përkasin shqiptarëve dhe Italianëve". Filippo Spiezia, numri dy i Eurojust, institucion i Bashkimit Europian, që ka në fokus bashkëpunimin gjyqësor për çështjet penale u shpreh se "Kjo skuadër shqiptare-italiane është ndër më të fortat e vendosura përballë grupeve kriminale. Kjo strukturë ka ditur që të godasë, jo vetëm drogën por edhe pasuritë që dispononin".
Prokurori i SPAK, Vladimir Mara tha se mes dy vendeve janë hequr barrierat burokratike dhe rezultatet tashmë janë konkrete. "Kemi ardhur bashkë me zotin Kraja në këtë takim. Faledenrojmë të gjithë të pranishmit, për mbështetjen e dhënë hetimit deri më sot. Unë falenderoj kolegun tim, Ettore Cardinali dhe zonjën Lidia për punën e shkëlqyer që kemi bërë këtë kohë dhe për rezultatet fantastike që kemi arritur. Kemi hequr barrierat burokratike për shkëmbimin e të dhënave në kohë reale dhe kemi arritur këto rezultate që sot kemi. Ne i garantojmë të pranishmit se lufta jonë kundër krimit dhe korrupsionit do të vijojë me të gjithë forcën e tij".
Falenderime kishte edhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. "Jam shumë krenar që sot finalizuam këtë procedim për me shumë se 2 vite e gjysmë dhe ia dolëm me sukses. Falenderoj të gjitha forcat pjesëmarrëse dhe të ndjekjes në vazhdimësi, skuadrën e interforcës në Shqipëri. Le të jetë rezultati i këtij operacioni për të forcuar më shumë bashkëpunimin edhe në të ardhmen. Ngelemi gati dhe të angazhuar për t'u bërë pjesë e skuadrave invetigative në të ardhmen" tha ai.
Lajmi kryesor: