40 mln € drogë, 37 të arrestuar në Itali e Shqipëri! Bllokohet skafi, koka nga Vlora! Report Tv siguron listën e plotë me emrat e shqiptarëve të përfshirë

30 Qershor 2020, 08:16| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 17:01

  • Share

40 milionë euro drogë e sekuestruar, 4 milion euro asete si prona, automjete, para cash dhe 37 persona të arrestuar është bilanci i një megaoperacioni italo-shqiptar të finalizuar mëngjesin e kësaj të hëne. Burime për Report Tv bëjnë me dije ekskluzivisht se kreu i kësaj organizate mafioze është një personazh i botës së krimit nga Vlora, tashmë i arrestuar me një mandat të antimafias italiane dhe prokurorisë së posaçme shqiptare. Bilanci i këtij operacioni të ndarë në dy faza ‘‘Kulmi‘ dhe "Shefi‘‘ u bë publik në një konferencë të përbashkët të antimafias italiane e SPAK të mbajtur në Romë.

Për kreun e antimafias italiane Federico Cafiero De Raho ky operacion është ndër më të mëdhenjtë të bërë ndonjëherë mes dy vendeve.

"37 të arrestuar, një operacion i madh pas bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë me një skuadër investigative. Këtu ndodhet kreun i Prokurorisë së Posacme Arben Kraja dhe prokurori Vladimir Mara. Janë sekuestruar tonelata marijuanë dhe kokainë. Bashkëpunimi mes vendeve është arma më e fortë të luftuar trafikun e drogës mes vendeve. Është operacioni më i madh që ka goditur grupet kriminale italiane dhe shqiptare i zhvilluar ndonjëherë", tha De Raho.

Report Tv ka siguruar dosjen italiane dhe emrat e shqiptarëve pjesë e organizatës mafioze mes Italisë e Shqipërisë e cila u godit mëngjesin e kësaj të hëne.

Në burg
Bledar Allmuça 36 vjec,
Shkëlzen Daci 45 vjec, kukës. Pseudonimi TANI
Vullnet Daci 33 vjec, pseudonimi LEDI
Erind Garubi 29 vjec
Flamur Gjika 48 vjec, Tiranë
Elton Hamza 37 vjec
Ardit Hoxhaj 32 vjec
Kreshnik Laçi 45 vjec, Pseudonimi NIKU
Ervin Mandri 32 vjedc, Dibër. Pseudonimi Vini
Cosimo Semiraro 43 vjec, Bari (Itali)
Giovani Dangelo 34 vjec, Bari (Itali)
Ledjo Pashaj 32 vjec, Fieri
Antonio Pashollari 44 vjec
Dritan Zaganjori 28 vjec,
Rolando Laci 23 vjec, Pseudonimi RONI

Në hetim
Edison Sharka 30 vjec Durrës
Bashkim Skura 52 vjec
Oliver Smakaj 33 vjec
Hasan Tali 32 vjec
Agron Tosku 39 vjec
Ardi Hilaj
Elton Ismaili
Marjus Kaçani
Manushaqe Korri
Fatmir Doka
Lindita Gjika 46 vjec

Ndërsa kreu i SPAK u shpreh se ky është konkretizimi dhe besimi që SPAK i jep partnerëve në luftën ndaj krimit. I pyetur nga Report Tv prokurori antimafias Italiane, nëse bosi shqiptar është një peshk i madh apo një trafikant i rëndomtë, tha se ai është pjesë e mafias dhe Shqipëria tregoi se është e aftë ta arrestojë. Kreu i SPAK pyetjes së Report Tv nëse ka zyrtarë që kanë favorizuar këtë grup kriminal tha se gjithçka është kryer në një territor ku institucionet shtetërore kanë pasur përgjegjësi ta pengojnë.

Më herët Report Tv siguroi dhe pamjet ekskluzive të skafit të fuqishëm me dy motorë me 500 kuaj fuqi që siç bëjnë me dije burimet çdo tre ditë nisej nga brigjet e Jonit drejt Italisë. Ky grup ka operuar prej 5 vitesh në mënyrë aktive në qarkun e Vlorës, Durrësit, Tiranës duke mbledhur drogën e kultivuar dhe duke e trafikuar atë në Itali dhe më pas në vendet e Evropës perëndimore. 4 milionë euro asete sipas hetimeve të bëra deri më tani nga SPAK janë investuar në Shqipëri nga ky grup dhe janë vënë në sekuestro. Ato janë një fabrikë në Vlorë, bar restorant, një biznes shpërndarje pije alkoolike e ushqime, 15 apartamente dhe 7 makina luksoze. Për këtë operacion i cili mori vlerësimet edhe nga Eurojust, shprehen vlerësimet e tyre ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

Hetimet në lidhje me këtë grup kriminal në vendin tonë kanë nisur në 2017, ku në një operacion më 27 qershor 2018 nga policia e Sarandës u kap rreth gjysmë ton kanabis në një 'Rulo' që drejtohej nga një turist italian dhe kishte si destinacion Greqinë. Pas dyshimeve se në Rulo mund të kishte drogë ai është futur në skaner në pikën kufitare të Kakavijës, ku rezultoi se në tavanin e mjetit ishte fshehur 383 kg kanabis, si dhe 96 kg në formë çokollate. Nga aksioni u arrestua shtetasi italian, Vito Baruceli, 36 vjeç, i cili u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me "Arrestit me burg" së bashku me shoqëruesen e tij, Dominga Silvestri. Para Gjykatës italiani ka dhënë dëshminë tij duke thënë që nuk kishte lidhje me drogën dhe se kishte ardhur në Shqipëri për pushime. 

Në foto 'Rulo'-i i ngarkuar me kanabis i ndaluar në Sarandë

Ora 16:39
Operacioni Anti- drogë/ Report Tv siguron listën e plotë, EMRAT e shqiptarëve pjesë e grupit kriminal! 13 në burg

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar listën e plotë e emrave të shqiptarëve të arrestuar dhe të vënë në hetim për drogën e kapur si rezultat i i një megaoperacioni italo-shqiptar të finalizuar mëngjesin e kësaj të hëne.

Në burg
Bledar Allmuça 36 vjec,
Shkëlzen Daci 45 vjec, kukës. Pseudonimi TANI
Vullnet Daci 33 vjec, pseudonimi LEDI
Erind Garubi 29 vjec
Flamur Gjika 48 vjec, Tiranë
Elton Hamza 37 vjec
Ardit Hoxhaj 32 vjec
Kreshnik Laçi 45 vjec, Pseudonimi NIKU
Ervin Mandri 32 vjedc, Dibër. Pseudonimi Vini
Cosimo Semiraro 43 vjec, Bari (Itali)
Giovani Dangelo 34 vjec, Bari (Itali)
Ledjo Pashaj 32 vjec, Fieri
Antonio Pashollari 44 vjec
Dritan Zaganjori 28 vjec,
Rolando Laci 23 vjec, Pseudonimi RONI

Në hetim
Edison Sharka 30 vjec Durrës
Bashkim Skura 52 vjec
Oliver Smakaj 33 vjec
Hasan Tali 32 vjec
Agron Tosku 39 vjec
Ardi Hilaj
Elton Ismaili
Marjus Kaçani
Manushaqe Korri
Fatmir Doka
Lindita Gjika 46 vjec

Ora 15:00
Yuri Kim vlerëson aksionin antidrogë: SPAK të jap rezultate për shqiptarët

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përgëzuar aksionin e kryer mes SPAK në bashkëpunim më antimafian italiane në arrestimin dhe shkatërrimin e grupit të strukturuar kriminal. Yuri Kim thotë se punët e tilla kundër krimit të organizuar dhe trafikut duhet të vijojë dhe se sjellë rezultatet që priten nga shqiptarët.

"Urime SPAK për aksionin e saj të fundit në luftën kundër trafikut dhe krimit të organizuar dhe bashkëpunimin me antimafian italiane. Vazhdoni punën e nisur dhe jepni më shumë rezultate në emër të popullit shqiptar", shkruan Kim.

Ora 13:11
Soreca për aksionin me 37 të arrestuar: Rruga e Shqipërisë drejt BE-së varet nga goditja e krimit të organizuar

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luiggi Soreca ka reaguar nëpërmjet një shënimi në 'tëitter' për operacionin e finalizuar mëngjesin e sotëm mes Shqipërisë dhe Italisë ku ranë në prnga 37 persona. Soreca në rrjetet sociale ka shpërndarë një njoftim, mbi të cilin shkruan:

"Aksion brilant kundër trafikimit ndërkombëtar të drogës kryer nga prokuroria dhe policia italiane e SPAK-u dhe policia e shtetit shqiptar, me mbështetjen e organizatës europiane për trafikimin e drograve. Lufta kundër krimit të organizuar është prioriteti i Bashkimit Europian dhe Shqipërinë në rrugën e saj drejt Unionit."

Ora 13:00
Operacioni me 37 të arrestuar, kreu i SPAK për Report Tv: Po hetojmë cdo detaj nëse janë përfshirë zyrtarë (VIDEO)

I pyetur në konferencën online nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mbi kokën e këtij grupit kriminal, drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja u shpreh se ai e ka ushtruar aktivitetin e tij në një territor që mbulohet nga organet kompetente, që do të mbajnë përgjegjësi. "Hetimet janë në vazhdim dhe aktiviteti kriminal është kryer në një territor të caktuar që mbulohet nga organet kompetente që nuk duhet ta lejonin ndodhej e një situate të tillë. Ne jemi duke hetuar cdo detaj të përfshirjes së zyrtarëve qoftë duke ndihmuar apo lejuar ndodhjen e tij. Kjo i përket fazës tjetër të hetimit, sot konkluduan me masat e sigurisë dhe sekuestrimin e pasurisë" tha Kraja.  

Ora 12:59
Operacioni me 37 të arrestuar, Lleshaj: Do të thellohet në të ardhmen e shpejtë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas operacionit me autoritetet italiane që çuan 37 persona në pranga mes dy vendeve. "Operacioni i përbashkët italo-shqiptar dha sot një goditje shumë të fortë kundër krimit të organizuar në të dy brigjet e Adriatikut.

Në të njëjtën kohë, operacioni provon fuqinë e pafundme kundër të keqes kur institucionet punojnë bashkë si në rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar.

Kjo goditje ishte një test i rëndësishëm për marrëdhënien e re të SPAK me Policinë e Shtetit.

Sot SPAK, Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane meritojnë urimet më të mira për suksesin, i cili me siguri do të thellohet më tej në të ardhmen e shpejtë" shkruan ai.

Ora 12:41
Mega operacioni me Italinë me 37 të arrestuar, gazetari i Report Tv: Koka e grupit një vlonjat

Kreu i organizatës mafioze të grupit kriminal të drogës që vepronte mes Shqipërisë dhe Italisë është një vlonjat. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta, pohon se sipas informacioneve nga anti-mafia italiane, kreu i grupit, shqiptari nga Vlora është i njohur në botën e krimit dhe mjaft i pushtetshëm ekonomikisht. Ai është kapur në Shqipëri.

"Kreu i organizatës është shqiptar, është ndër emrat që bota e krimit e njeh dhe ndër më të pasurit në Shqipëri. Ka pasur një grup, strukturë nën vete dhe mafiozë të rëndësishëm italianë në Pulia dhe në Romë. Sipas burimeve nga anti-mafia e Romës është nga Vlora.

Konsiderohet një ndër persona më të pushtetshëm ekonomikisht. Nga 37 persona, shumë janë shqiptarë, jo ushtarë, por që kanë drejtuar edhe mafiozët italianë. Edhe Italia ka dështuar disa herë ta kapë këtë 'peshkun' e madh në Itali, ndërsa është arrestuar në Shqipëri" tha Arsen Rusta. Po ashtu, gazetari Rusta tha se përgjimet kanë zbuluar zyrtarë të lartë shqiptarë të implikuar. Mes të arrestuarve është edhe një efektiv policie në Itali, që ishte i përfshirë në organizatën kriminale.

Ora 12:11
Operacioni me Italinë me 37 të arrestuar, kreu i SPAK: Hetim zyrtarëve shqiptarë që lejuan trafikun e drogës (VIDEO)

Drejtuesit e Anti-Mafies italiane dhe pala shqiptare, kreu i SPAK, Arben Kraja dhe prokurori Vladimir Mara që udhëtuan drejt Romës, zhvilluan mesditën e sotme një konferencë për mediat lidhur me super operacionin që çoi 37 persona në pranga për 40 milionë euro drogë të sekuestruar.

Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho u shpreh se suksesi i operacionit ishte bashkëpunimi mes dy vendeve për të goditur grupet kriminale me skuadra invetigative. "37 të arrestuar, një operacion i madh pas bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë me një skuadër investigative. Këtu ndodhet kreun i Prokurorisë së Posacme Arben Kraja dhe prokurori Vladimir Mara.

Janë sekuestruar tonelata marijuanë dhe kokainë. Bashkëpunimi mes vendeve është arma më e fortë të luftuar trafikun e drogës mes vendeve. Është operacioni më i madh që ka goditur grupet kriminale italiane dhe shqiptare i zhvilluar ndonjëherë" tha ai.

1593512185_italiaa.jpg


Në krah të prokurorit të anti-mafies italiane në Romë gjatë konferencës ishte kreu i SPAK, Arben Kraja që u shpreh se në Shqipëri do të hetohet për zyrtarët që mund të lejuar apo favorizuar aktivitetin kriminal. "Erdha në Romë në datë 7 shkurt firmosëm memorandumin e bashkëpunimit dhe ideja ishte se duhet të ishim konkret dhe sot jemi konkret me operacionin që zhvilluan. Skuadrat e përbashkëta hetimore janë përgjigja më e mirë që i jepet krimit të organizuar që funksionon në nivelin ndërkombëtar.

Falenderoj Eurojust për ndihmën skuadrat investigative. Operacioni ishte i suksesshëm, me koordinim perfekt në të njëjtën kohë. E reja që kemi sjellë në Shqipëri me këtë hetim është se nuk jemi kufizuar vetëm me hetimin, por edhe hetim dhe akuzë për pastrim të veprës penale (pastrim parash). Jemi të vendosur që të vijojmë me të njëjtin ritëm edhe me skuadrat e tjera investigative të përbashkëta. Në Shqipëri do të hetojmë përgjegjësinë e autoriteteve shtetërore që kanë lejuar apo favorizuar aktivitetin kriminal. Kushdo që të jetë i përfshirë dhe do të provohet do të dërgohet para gjyqit" tha Kraja.

Prokurori i Barit, Giuseppe Volpe  tha se "Grupet kriminale funksionojnë si një lumë i madh. Grupet shqiptare duke përdorur brigjet e Jugut kanë kaluar në ato italiane sasi të mëdha marijuane. Janë pasuri të sekuestruara që u përkasin shqiptarëve dhe Italianëve".  Filippo Spiezia, numri dy i Eurojust, institucion i Bashkimit Europian, që ka në fokus bashkëpunimin gjyqësor për çështjet penale u shpreh se "Kjo skuadër shqiptare-italiane është ndër më të fortat e vendosura përballë grupeve kriminale. Kjo strukturë ka ditur që të godasë, jo vetëm drogën por edhe pasuritë që dispononin".
1593511528_raho77.jpg

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara tha se mes dy vendeve janë hequr barrierat burokratike dhe rezultatet tashmë janë konkrete. "Kemi ardhur bashkë me zotin Kraja në këtë takim. Faledenrojmë të gjithë të pranishmit, për mbështetjen e dhënë hetimit deri më sot. Unë falenderoj kolegun tim, Ettore Cardinali dhe zonjën Lidia për punën e shkëlqyer që kemi bërë këtë kohë dhe për rezultatet fantastike që kemi arritur. Kemi hequr barrierat burokratike për shkëmbimin e të dhënave në kohë reale dhe kemi arritur këto rezultate që sot kemi. Ne i garantojmë të pranishmit se lufta jonë kundër krimit dhe korrupsionit do të vijojë me të gjithë forcën e tij".

Falenderime kishte edhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. "Jam shumë krenar që sot finalizuam këtë procedim për me shumë se 2 vite e gjysmë dhe ia dolëm me sukses. Falenderoj të gjitha forcat pjesëmarrëse dhe të ndjekjes në vazhdimësi, skuadrën e interforcës në Shqipëri. Le të jetë rezultati i këtij operacioni për të forcuar më shumë bashkëpunimin edhe në të ardhmen. Ngelemi gati dhe të angazhuar për t'u bërë pjesë e skuadrave invetigative në të ardhmen" tha ai.

Ora 11:12
7 nga 37 personat e arrestuar në Vlorë, mes tyre mendohet të jenë edhe bosat e krimit

Janë vënë në pranga shtatë persona nga policia e Vlorës në bashkëpunim me drejtorinë e përgjithshme të shtetit, të cilët akuzohen se janë pjesë e grupit kriminal shqiptaro-italian që transportonte drogë drejt vendit fqinj. Për momentin nuk bëhen me dije emrat e tyre, por mendohet se mes tyre janë edhe ata që konsiderohen bosat e krimit. Ky grup kriminal ishte grupi lider që menaxhonte trafikun e drogës nga brigjet shqiptare drejt Italisë. Pra ishte koncesionari i mbledhjes në territorin shqiptar dhe e dërgonte drejt Italisë. Në total të arrestuar nga ky operacion janë 37 persona.

Ora 09:58
Me dy motorë të fuqishëm dhe i vështirë për t'u lokalizuar, sekuestrohet skafi i grupit kriminal që transportonte drogën (PAMJET)

'Report TV' ka siguruar foto të skafit të përdorur nga grupi kriminal shqiptaro-italian për të transportuar drogën. Skafi me dy motorë të fuqishëm u kap në një magazinë në fshatin Panaja të Vlorës, ndërsa iternerari i tij ishte që të nisej çdo tre ditë nga Vlora. Ky skaf i ka shpëtuar disa herë monitorimit të Guarda Di Financa-s, ndërsa lokalizimi është bërë nga këta të fundit nëpërmjet sistemit satelitor të Anti-mafias.

Mësohet se skafi kishte dy motorë të fuqishëm mërkuri me nga 250 kuaj fuqi secili, ç'ka bënte që të përballonte detin e trazuar deri në 7 ballë. Zbulimi i skafit më konkretisht është bërë nga agjentë të antimafias italiane dhe agjentët shqiptarë, ndërsa linja e tij ishte Vlorë-Leçe dhe Vlorë-Bari. Mësohet gjithashtu se gjatësia e skafit është 10 metra.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlora: 01/07/2020 08:13

    Ore ca te bejme ne e kemi fajin qe e kemi afer Brindisin dhe Lecen? Ju ka hedh perendia te Vlonjatet. Vlonjatet jane me te zgjuarit e Shqiperise. Shikoni vetem ca postesh kemi ne qeveri qe ta kuptoni..

    Përgjigju
  • hmmm: 01/07/2020 08:05

    mendoj se sikur Shkodra dhe Vlora te ishin dy mini-shtete te pavarura ndaj Shqiperise,do hynin me perpara ne BE per kontributin e dhene

    Përgjigju
  • Populli: 01/07/2020 07:21

    Shprehja: Burgu per burra eshte duhet kthyer ne: Burgu per vlonjate eshte

    Përgjigju
  • Iris: 01/07/2020 01:47

    Kam dy pyetje:1)A ka mbetur ndonje shqiptar I pa arrestuar ne Evrope? 2)Policia gjithnje I ka arrestuar kriminelet ,e per kete nuk duhet thene qe tani iu pa aftesia,por a do ti mbaje Brenda e a do ti denoje sic duhet drejtesi ,apo do ti lirojne pas ca kohesh?

    Përgjigju
  • Wow: 30/06/2020 22:10

    Rruga e Shqiperise drejt beee-s na varet nga goditja e krimit te organizuar. Ik o Soreca se na lodhet me pallavrat e Europes.

    Përgjigju
  • Selenice: 30/06/2020 22:00

    Qelbesirate vlonjate qe na nxorene bojen neper botë , qelbesira!

    Përgjigju
  • Ali: 30/06/2020 20:11

    Fabrikate e uzinate i djegen dhe sote po mushen burgjete ma zi se ne kohe te PPSH. Kjo ashte demokracija

    Përgjigju
  • toni: 30/06/2020 20:06

    Kot pa lidhje keta jan morra

    Përgjigju
  • Punto Nero: 30/06/2020 19:56

    Ore Pezzo di Merendina, po ktu ne VL te gjithe koka jemi ore.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 30/06/2020 17:41

    Sepse kjo eshte puna kapet i vogli me gjethe .. Sa te jepen dekoratat per kete kapjen sot do kaloj malli i vertet ne Itali Nuk vlen prokurori i Barit sa i Romës Sa per palen shqiptare ose paraja ose kercenimi i blen

    Përgjigju
  • Qytetari: 30/06/2020 15:22

    Gazetari thote qe koka e grupit eshte nje njeri shume i fuqishem ekonomikisht. Keta dy emrat e deritanishem jane thjesht dy trafikant te zakonshem, asnje dimension te veçante nuk kanë. Pse i fryni lajmet kot?!

    Përgjigju
  • Coku: 30/06/2020 15:13

    Ore kush o deputeti vls ? Me roskopa se kjo qeveri ska per ta pa njerezimi , horrorr .!

    Përgjigju
  • Loni: 30/06/2020 15:08

    Super operacioni kapja e morrit... O show mediatik mjer populli si ne kohen e xhaxhit u Kap grupi oktapodi. Te paret qe duheni Kapur jeni ju o felliqesira se prodhimtari e klases politike qe e do rrumpalle injorant edhe keqberes kete popull nder keto 30 vite qe si keni mesuar pervec rruges se keqe. Jeni ju o te degjeneruar kupola politike e majte e djathte edhe partite e leshit qe keni kollondritur kete rrumpalle te keqorganizuar duke mbeshtetje keta female te vogla qe ngrejne vila e blejne makina per tu dukur qe shiko un jam ndryshe. Nga doli gjithe kjo droge!? Apo e Kan importuar me siguri sepse ne kemi njohje me te gjitha doganat... Edhe kalojme pa siklet me ton... Prodhimtari vendase edhe se luan topi. Edhe duhet filluar nga ju felliqesira qe jeni ne pushtet pastaj te behen keto kriminele shembull. Nje show mediatik I rradhes ku kapen ato qe skan pushtet edhe skan mbeshtetje politike nderkohe qe kalojne andej tonelatat neper doganat e ujerat e tjera... Urime organeve ligjzbatuese qe bejne te mundur operacione kapja e morrit.felliqesira te degjeneruar.

    Përgjigju
  • Tironci: 30/06/2020 15:02

    Zoti LLeshaj bravo policis qe i arreston !por po nuk arrrstohen kriminelet dhe bantite,prokuror ,gjykates kurr nuk ka per te pasur drejtesi ky vend .

    Përgjigju
    • A. N.: 01/07/2020 07:18

      Po nuk do arrestojne veten keta o tironco.

  • Justice: 30/06/2020 14:58

    He mo Vlonjate,kush eshte ky peshku i madh keni informacion?

    Përgjigju
  • justice: 30/06/2020 14:39

    Emri?

    Përgjigju
  • Eri: 30/06/2020 14:39

    Jepni emra konkret ke keni arrestuar mos beni show kot

    Përgjigju
  • Populli: 30/06/2020 12:24

    Bravo vlora bjeri moj te lumte dora, mos e leni me kaq,nisni skafin tjeter sot,mos na zhgenjeni, hakmerruni me 6 ton sot pepinove lakmitare dhe ziliqare. Ne pritje te lajmeve tuaja

    Përgjigju
    • Miku vlonjat: 30/06/2020 17:39

      Hahaha peshku i madh e ha te voglin Sa te merren me dekoratat e kesaj fitoreje do kaloj matan 5fishi i asaj te kapures..kapet gjethja e shkon malli .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?