Kronikë

Goditja e kompanisë që shiste produkte të falsifikuara ‘tremb’ tregtarët në Vlorë, hidhen kuti me shishe birre të skaduara në rrugë (VIDEO)

22 Korrik, 08:09| Përditesimi: 22 Korrik, 09:44

  • Share

Pas goditjes së një kompanie në Vorë që hidhte sërish në treg produkte të skaduara, duke u falsifikuar datat e skadencës, kuti me shishe birre janë hedhur në orët e vona të së hënës në anë të rrugës së vjetër nacionale Vlorë-Levan. Produktet dyshohet se janë të skaduara, dhe janë gjetur në afërsi të fshatit Mifol.

Hedhja e produkteve të skaduara në rrugë apo ambiente të tjera nuk është i lejuar, pasi ato duhet të asgjësohen.

Kjo vjen pasi pak ditë më parë u godit një magazinë e kompanisë “Master Al” me bazë në Vorë, e cila falsifikonte datat e prodhimit dhe kohës së përdorimit të tyre produkteve të skadiara, duke vendosur etiketa të tjera skadence, dhe më pas i nxirrte në treg. Ky subjekt, me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, furnizonte disa markete në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Kur produktet e tyre nuk kishin arritur të shiteshin të gjitha, dhe ndërkohë po u afrohej data e skandencës, punonjësit kësaj kompanie i tërhiqnin mallrat ushqimorë nga marketet ku i kishin shpërndarë. Ligjërisht, ato duhet të dilnin nga qarkullimi për të mos rënë më në duart e konsumatorit. Por ktheheshin në magazinë ku i nënshtroheshin falsifikimit të etiketave të datës të skadencës për t’u rihedhur në treg pa dokumentacion tatimor.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • lexues: 22/07/2025 11:03

    dmth keta "tregetare" i kane blere me dijeni te plote, jane ato furgonet qe furnizojne naten zakonisht, ofrojne "cmime" te leverdisshme

    Përgjigju
    • Vlora: 22/07/2025 15:03

      kurse tani bejne show qe ja ne i hodhem poshte dhe nuk do paguajne faturat. tregetare te felliqur vetem te leku e kane mendjen.

  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?