Dy agjencitë ligjzbatuese europiane Europol dhe EUROJUST, kanë reaguar në lidhje me goditjen e grupit kriminal që trafikonte vajza nga Amerika Latine në Shqipëri dhe disa vende të tjera.
Përmes një njoftimi, Europol bën me dije se rrjeti i përbërë kryesisht nga shtetas kolumbianë, rekrutonte dhe transportonte gra nga Kolumbia në Evropë. Ndërsa viktimat iu nënshtruan shfrytëzimit seksual në disa vende evropiane, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë.
“Një rrjet kriminal, i përbërë kryesisht nga shtetas kolumbianë, rekrutonte dhe transportonte gra nga Kolumbia në Evropë. Pasi binin nën kontrollin e rrjetit, viktimat iu nënshtruan shfrytëzimit seksual në disa vende evropiane, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë. Të dyshuarit vepronin me një nivel të lartë lëvizshmërie, gjë që ndërlikonte hetimet kombëtare. Bashkëpunimi ndërkombëtar midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kolumbisë, i lehtësuar përmes Europolit, ishte thelbësor në lidhjen e organizatorëve kryesorë me bashkëpunëtorët vendas që vepronin në emër të tyre në vendet e tranzitit dhe vendet e shfrytëzimit. I dyshuari kryesor, i identifikuar si një Shënjestër me Vlerë të Lartë brenda një task force të Europolit, koordinonte aktivitetet e grupit, duke u distancuar gjithashtu nga shfrytëzimi i drejtpërdrejtë”, shkruan Europol.
Ndërsa EUROJUST shkruan se 17 persona të dyshuar për trafik personash, janë arresuar, ndërsa gjatë 16 kontrolleve në shtëpi u gjetën prova që do të përdoren në hetime të mëtejshme mbi grupin kriminal. Po ashtu sipas EUROJUST janë shfrytëzuar mbi 50 vajza për këtë aktivitet kriminal.
“Një ditë aksioni rezultoi në shpërbërjen përfundimtare të rrjetit kriminal, me operacione të njëkohshme të kryera në Shqipëri dhe Kolumbi. U identifikuan pesëdhjetë e katër viktima nga Amerika e Jugut dhe u arrestuan 17 të dyshuar, 7 në Shqipëri dhe 10 në Kolumbi, përfshirë një objektiv me vlerë të lartë. Gjatë 16 kontrolleve në shtëpi, autoritetet mblodhën prova dhe pajisje që”, thekson Europol.
Lajmi kryesor:
‘Rrjeti’, goditet grupi që trafikonte vajza për prostitucion nga Azia dhe Amerika Latine në Shqipëri, 19 masa sigurie! Organizatori kapet në Kolumbi (VIDEO+EMRAT)
A.D/ReportTv.al