Kryesocialisti Edi Rama, gjatë takimit në Gjirokastër, foli edhe për reformën në drejtësi, teksa tha se PS ka bërë atë që s'e ka bërë njeri në historinë e vendit. Sa i përket goditjeve nga drejtësia brenda radhëve të PS, Rama tha se kush bën gjëra të paligjshme, qoftë edhe brenda familjes socialiste, duhet të ndëshkohet.
Kryeministri u shpreh se do të cilësohej si tradhtar nëse do të lejohej që drejtësia të godiste vetëm nga opozita dhe të vetët do të mbroheshin. Sipas Ramës, opozita kërkon që të marrë pushtetin me "duart" e kreut të SPAK Altin Dumani, duke kërkuar që ta vendosin atë në pozitë të vështirë.
"Nuk më vënë dot me këtë sepse për këtë kam luftuar që edhe në rastin kur goditet brenda nesh.", tha Rama.
"Më dëgjuan kur thashë që ma jepni votën që të mos mbajë të tjerë në prehër që të ikim në BE. Se me të tjerë në prehër nuk e bëjmë dot shkëputjen e drejtësisë nga politika. Iu thosha mos dëgjoni kazanin, se janë këtu për tepsinë dhe jo për Shqipërinë. Ishin për tepsinë as nuk diskutohet, këta thonë ça është tepsia në fushatë, se ne duam program. Çfarë programi do nga bufi i kënetës, mjafton të shohësh bufin dhe e ke parë programin. Kemi bërë atë që se ka bërë njeri në historinë e shtetit, kemi marrë vendimin që të heqim dorë nga një pushtet i jashtëzakonshëm, ai i politikës mbi drejtësinë. I jashtëzakonshëm për politikën, por i dëmshëm për popullin. Kemi marrë shpatën që e kisha unë në zyrë që nga 1912 kalonte dorë më dorë, mbretëri diktaturë demokraturë. Shpata ishte në zyrën e të parit, prandaj ne për turpin e madh të burgosurin e fundit politik e kemi në kohën e demokracisë, Fatos Nanon, se e kishte bufi shpatën në zyrë dhe i ra kryetarit të opozitës. Ne morëm vendimin që shpatën ta dorëzojmë.
Altin Dumanin e njihni ju? Altin Dumani mendoni ju që lindi në 2020? Jo. Mendoni që doli nga shkolla në 2020? Jo. Ka qenë prokuror me vite të tëra. Njeri me integritet, njeri që beson në ato që bën. Pse nuk thirri Altin Dumani një deputet, ti thoshte hajde këtu ti? Më thuaj si është kjo punë. Ose ndonjë drejtor të madh. Aty ishte në Prokurori. Sepse nuk e kishte pushtetin ta bënte këtë gjë, sepse shpata ishte ne duart e politikës. Ishin të çarmatosur. Ishin vegla, jo ai, por shumica e tyre. Bënin ça i thoshte politika, për interesa të politikës, pastaj kur politika nuk kishte interesa këta bënin llumin dhe zullumin me 17 shtëpi, e me 40 prona që ua kishte dhënë vjehrra. Vjehrrat më bujare në botë dolën vjehrrat e këtyre. Të gjitha para të marra nga korrupsioni. E bëmë ne. Tani dalin këta dhe thonë si ka mundësi që këta kërkojnë vota kur kanë gjysmën e qeverisë në burg. Ne kemi në hetim apo janë të dënuar njerëz që kanë qenë në qeveri mandatin e parë apo në kërkim dikë që ishte zëvendësim im që nuk ishte në qeveri kur mori arratinë.
Ne kemi tre mandate, mbi 60 ministra. Sa janë këta? Edhe 10 po të ishin, kush e solli këtë situatë që edhe brenda nesh drejtësia bën atë që do? E sollën këta? Këta mendojnë se me duart e Altin Dumanit, me duart e drejtësisë do marrin pushtetin këta duke më vënë mua në pozitë të vështirë, por nuk më vonë dot me këtë sepse unë për këtë kam luftuar që edhe në rastin kur goditet brenda nesh. Nga pikëpamja njerëzore unë ndihem keq, por nga pikëpamja e detyrimit ndaj jush, unë do isha tradhtari më i madh i juaji nëse do ju thosha që ‘unë dua mbështetje, dua që ta kemi vetë timonin, se ishte edhe timoni përveç tepsisë, më hiqni nga prehri këta që i flasin shoferit, që të shkojmë përpara'. Se ata nuk i flisnin shoferit, ata të kapnin timonin për pazaret e tyre, që të bëjmë drejtësi, që të godasë majtas e djathtas, e kam thënë atëherë. Do isha tradhtar nëse sot do ndodhte e kundërta, nëse ata do ishin para drejtësisë dhe ne jo”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama nga Gjirokastra: Ballëlartë për reformën në drejtësi! Këneta mendon se do marrë pushtetin me ‘duart’ e Dumanit! Në Qershor nis zbatimi i njohjes së pensioneve me Italinë
Xh.D/E.H/ReportTv.al
