Pep Guardiola

Sport

Goglat e vendosën përballë Real Madridit, Guardiola: Na është bërë si derbi

1 Shkurt, 15:58| Përditesimi: 1 Shkurt, 15:59

  • Share

Manchester City - Real Madrid, kjo është përballja që goglat vendosën pas shortit të play-off në Champions League. Për vitin e katërt radhazi në këtë kompeticion të dyja skuadrat gjejnë përballë njëra-tjetrën, me Pep Guardiolën që tha se është kthyer në derbi.

Trajneri i Man. Cityt tha se Premier League nuk i ka lënë orar të përshtatshëm për t'u përgatitur për duelet Champions.

“Duket sikur është bërë një derbi tashmë. Katër vite me radhë duke u përballur me Real Madridin. Shpresoj që të arrijmë në formë të mirë këtu dhe një javë më vonë në Madrid në kushtet më të mira”, tha fillimisht Guardiola.

Ndërkohë, ndeshjet me Real Madrid do të jenë të ndërlidhura me sfida të rëndësishme në Premier League, duke përfshirë një takim me Neëcastle. Guardiola nuk harroi të bënte një shaka për orarin e ndeshjeve.

“Është e vështirë të luash kundër Real Madrid ose Bayern Munich. Problemi është se në mes kemi një ndeshje me Neëcastle dhe gjithmonë ata janë shumë të sjellshëm me orarin tonë, për shumë, shumë vite”, përfundoi ai.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?