Pas Manchester Cityt, Chelseat, Man. United, Leicester dhe Tottenham, në raundin e 1/8 të Carabao Cup të Anglisë kanë kaluar edhe Arsenali dhe Liverpooli.
Në ‘Emirates’, Arsenali fitoi 5-1 kundër Bolton. Declan Rice, Nuaneri (dopietë), Sterling dhe Havertz ishin autorët e golave, teksa për miqtë shënoi Collins. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka bërë të paharrueshëm datën 25 shtator 2024 për mbrojtësin Maldin Kaçurri. Djaloshi i ekipit U-19 të Shqipërisë debutoi me ekipin A të ‘Topçinjve’ në ndeshjen e Carabao Cup
Në ‘Anfield’, Liverpool fitoi 5-1 kundër Uest Ham. Ishin miqtë që kaluan në epërsi me autogolin e Quansah, para se Diego Jota dhe Gakpo me dopieta, e Salah të përmbysnin gjithçka.
Në fazën tjetër përballen këto çifte: Brentford – Sheffield, Southampton – Stoke, Tottenham – Man. City, Aston Villa – Crystal Palace, Preston – Arsenal, Brighton – Liverpool, Man. United – Leicester dhe Uimbledon/Neucastle – Chelsea.
I besoi, e afroi nga ekipi i të rinjve dhe i dha një fanellë të ekipit të parë. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka bërë të paharrueshëm datën 25 shtator 2024 për mbrojtësin Maldin Kaçurri.
Djaloshi i ekipit U-19 të Shqipërisë debutoi me ekipin A të ‘Topçinjve’ në ndeshjen e Carabao Cup e fituar 5-1 kundër Boltonit. Një arritje e madhe për Kaçurrin që po hedh një hap të madh në gjigantin anglez. Në minutën e 70-të, djaloshi shqiptar zëvendësoi Calafiorin në qendër të prapavijës. Tanimë pritet që Kaçurri të jetë pjesë e Shpresave të Shqipërisë edhe pse në moshën 18-vjeçare.