I besoi, e afroi nga ekipi i të rinjve dhe i dha një fanellë të ekipit të parë. Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka bërë të paharrueshëm datën 25 shtator 2024 për mbrojtësin Maldin Kaçurri.
Djaloshi i ekipit U-19 të Shqipërisë debutoi me ekipin A të ‘Topçinjve’ në ndeshjen e Carabao Cup e fituar 5-1 kundër Boltonit. Një arritje e madhe për Kaçurrin që po hedh një hap të madh në gjigantin anglez. Në minutën e 70-të, djaloshi shqiptar zëvendësoi Calafiorin në qendër të prapavijës. Tanimë pritet që Kaçurri të jetë pjesë e Shpresave të Shqipërisë edhe pse në moshën 18-vjeçare.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ 12 gola në dy ndeshje, Arsenali dhe Liverpooli kalojnë në 1/8 e Carabao Cup! Mbrojtësi i Kombëtares debuton me 'Topçinjtë'
S.Dh/ReportTv.al