GOLAT/ Asnjë fitore në 12 javë, Salernitana merr një pikë kundër Sassuolos! Genoa mund 1-0 Veronën

10 Nëntor 2023, 22:48| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 13:05

  • Share

Serie A e futbollit çeli këtë të premte raundin e 12-të. Në orën 18:30 Sassuolo barazoi 2-2 me Salernitanën. Ekipi nga Salerno që drejtohet nga Pippo Inzaghi ende nuk e ka një fitore këtë sezon. Po sot, në 20:45 Genoa mundi 1-0 Veronën.

Në "Mapei Stadium" në Reggio Emilia, Sassuolo dhe Salernitana barazuan 2-2 për raundin e 12-të në Serie A. Miqtë e Pippo Inzaghit kaluan në avantazh të dyfishtë, duke mos mund të fitojnë as këtë javë në Serie A. Ikuemesi në minutën e pestë dhe Dia në të 17' shënuan për miqtë, para se Thorstverdt në të 36' t'i çonte skuadrat në shifrat 2-1 në pjesën e parë. Fraksioni i dytë u hap sërish me golin e Thorstverdt në të 53 minutë, me skuadrat që ndanë nga një pikë (2-2). Fundi i sfidës solli tension, me lojtarët e Salernitanës që protestuan te arbitri Ghersini. Me 12 pikë, Sassuolo mban vendin e 14-të, ndërsa me pesë pikë Salernitana mban vendin e fundit, duke mos pasur asnjë fitore.

Në stadiumin "Luigi Ferraris", Genoa fitoi 1-0 kundër Veronës për javën e 12-të në Serie A. Përballja ishte e bukur, e luftuar dhe me raste në të dyja portat. Ndeshja u vendos në minutën e 44, kur Dragusin shënoi një gol të bukur duke mposhtur portierin Montipo. Edhe pse në pjesën e dytë Baroni i miqve kreu pesë zëvendësime, ishte skuadra e Gillardinos që festoi me tifozët. Pas kësaj fitoreje, Genoa ngjitet në pozitën e 13-të me 14 pikë, duke lënë Veronën në vendin e 18-të me vetëm tetë pikë.

Java e 12-të në Serie A:

Ora 22:43
Një gol në 'Ferraris', Genoa fiton dhe 'zhyt' Veronën në fundin e Serie A (VIDEO)

Në stadiumin "Luigi Ferraris", Genoa fitoi 1-0 kundër Veronës për javën e 12-të në Serie A. Përballja ishte e bukur, e luftuar dhe me raste në të dyja portat. Ndeshja u vendos në minutën e 44, kur Dragusin shënoi një gol të bukur duke mposhtur portierin Montipo. Edhe pse në pjesën e dytë Baroni i miqve kreu pesë zëvendësime, ishte skuadra e Gillardinos që festoi me tifozët. Pas kësaj fitoreje, Genoa ngjitet në pozitën e 13-të me 14 pikë, duke lënë Veronën në vendin e 18-të me vetëm tetë pikë.

Ora 20:39
Pippo Inzaghi s'e gjen 'ilaçin', Sassuolo barazon 2-2 kundër Salernitanës (VIDEO)


Në "Mapei Stadium" në Reggio Emilia, Sassuolo dhe Salernitana barazuan 2-2 për raundin e 12-të në Serie A. Miqtë e Pippo Inzaghit kaluan në avantazh të dyfishtë, duke mos mund të fitojnë as këtë javë në Serie A. Ikuemesi në minutën e pestë dhe Dia në të 17' shënuan për miqtë, para se Thorstverdt në të 36' t'i çonte skuadrat në shifrat 2-1 në pjesën e parë. Fraksioni i dytë u hap sërish me golin e Thorstverdt në të 53 minutë, me skuadrat që ndanë nga një pikë (2-2). Fundi i sfidës solli tension, me lojtarët e Salernitanës që protestuan te arbitri Ghersini. Me 12 pikë, Sassuolo mban vendin e 14-të, ndërsa me pesë pikë Salernitana mban vendin e fundit, duke mos pasur asnjë fitore.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?