Në stadiumin "Luigi Ferraris", Genoa fitoi 1-0 kundër Veronës për javën e 12-të në Serie A. Përballja ishte e bukur, e luftuar dhe me raste në të dyja portat. Ndeshja u vendos në minutën e 44, kur Dragusin shënoi një gol të bukur duke mposhtur portierin Montipo. Edhe pse në pjesën e dytë Baroni i miqve kreu pesë zëvendësime, ishte skuadra e Gillardinos që festoi me tifozët. Pas kësaj fitoreje, Genoa ngjitet në pozitën e 13-të me 14 pikë, duke lënë Veronën në vendin e 18-të me vetëm tetë pikë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Asnjë fitore në 12 javë, Salernitana merr një pikë kundër Sassuolos! Genoa mund 1-0 Veronën
S.Dh/ReportTv.al