Festa e Atalantës

Sport

GOLAT/ Lazio dhe Roma barazojnë 1-1, tifozët përplasen me policinë para derbit! Atalanta rikthehet të fitojë, 'likuidon' me dy gola Bolognan

13 Prill, 15:21| Përditesimi: 13 Prill, 22:51

  • Share

Serie A e futbollit në Itali vijoi këtë të diel (13 prill) me pesë ndeshjet e radhës për raundin e 32-të. Gjithçka nisi në orën 12:30 me fitoren 2-0 të Atalantës kundër Bolognas, sfidë kjo direkte për zonën Champions. Kjo e dielë kulmoi në orën 20:45 kur nis derbi i kryeqytetit mes Lazios dhe Romës, teksa para ndeshjes pati përplasje mes tifozëve të Lazios dhe policisë. Në fushë skuadrat u ndanë në barazimin 1-1. 

Në Bergamo vendasit e Atalantës fituan pa problem 2-0 kundër Bolognas, në një sfidë që mund të vendos shumë për skuadrën që do jetë në zonën Champions. Me Berat Gjimshitin në fushë për 90 minuta, zikaltërit e Gasperinit kaluan në epërsi pas vetëm tre minutave lojë me golin e Retegui. Goleadori i Atalantës nuk gaboi dhe pasimin e Bellanovas e ndali në rrjetë. Për të "vulosur" tri pikët mendoi Pasalic në minutën e 21-të, që u asistua nga Retegui. Pas tre humbjeve radhazi Atalanta rigjen tri pikët dhe me 61 të tilla rimerr vendin e tretë, duke lënë Bolognan me 57 pikë në pozitën e pestë.

Në "Olimpico" derbi mes Lazios dhe Romës u mbyll 1-1. Sfida në fushë rezultoi të mbyllej në paqe, teksa jashtë stadiumit tifozët e Lazios u përleshën me policinë, nga ku mbetën 13 oficerë të lënduar. Sa i takon anës sportive, Roma vijon të jetë e pamposhtur për ndeshjen e 16-të radhazi në Serie A (11 fitore, 5 barazime). Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa fraksioni i dytë solli golin e Romagnolit, që kaloi në epërsi Lazion që në minutën e 47-të. Duhej një perlë e Soule nga afro 30 metra që Roma të barazonte dhe të merrte një pikë me vlerë

Përplasja - Portat e stadiumit u hapën në 18:00, teksa në rrugët e kryeqytetit italian nuk munguan përplasjet mes tifozëve dhe policisë. Mediet tej Adriatikut bëjnë me dije se tensionet u rritën në maksimum kur një grup i tifozëve të Lazios u përplas me policinë, me këta të fundit që u përgjigjën me topa uji, tymuese dhe forcë. U sekuestruar disa shkopinj dhe sende të forta.

Serie A, raundi 32:

E diel, 13 prill 2025

12:30 Atalanta 2-0 Bologna

15:00 Fiorentina 0-0 Parma

15:00 Verona 0-0 Genoa

18:00 Como 1-0 Torino

20:45 Lazio 1-1 Roma

Renditja:

Ora 22:44
Paqe në fushë dhe përleshje mes tifozëve e policisë, Lazio - Roma mbyllet 1-1! Soule realizon supergol

Në "Olimpico" derbi mes Lazios dhe Romës u mbyll 1-1. Sfida në fushë rezultoi të mbyllej në paqe, teksa jashtë stadiumit tifozët e Lazios u përleshën me policinë, nga ku mbetën 13 oficerë të lënduar. Sa i takon anës sportive, Roma vijon të jetë e pamposhtur për ndeshjen e 16-të radhazi në Serie A (11 fitore, 5 barazime). Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, ndërsa fraksioni i dytë solli golin e Romagnolit, që kaloi në epërsi Lazion që në minutën e 47-të. Duhej një perlë e Soule nga afro 30 metra që Roma të barazonte dhe të merrte një pikë me vlerë duke qenë pranë zonës së Europës (vendi 7 me 54 pikë). Lazio me 56 pikë ndodhet në pozitën e gjashtë.

Ora 19:07
VIDEO/ Derbi i Romës, përplasje mes policisë dhe tifozëve të Lazios! Forcat e rendit përgjigjen me tymuese, plagosen 13 oficerë

 

ROMË - Këtë të diel (13 prill) në "Olimpico" të Romës luhet derbi mes Lazios dhe Romës (20:45), i vlefshëm për raundin e 32-të në Serie A. Portat e stadiumit u hapën në 18:00, teksa në rrugët e kryeqytetit italian nuk munguan përplasjet mes tifozëve dhe policisë. La Repubblica raporton për 13 oficerë të plagosur.

Mediet tej Adriatikut bëjnë me dije se tensionet u rritën në maksimum kur një grup i tifozëve të Lazios u përplas me policinë, me këta të fundit që u përgjigjën me topa uji, tymuese dhe forcë. Janë sekuestruar gjithashtu disa shkopinj dhe sende të forta.

Objekte të shumta, shishe dhe sende të tjera u hodhën nga tifozët drejt forcave të policisë në rrugë. Përveç përdorimit të topave të ujit, policia ka hedhur edhe bomba tymuese për të shpërndarë turmën.

Ngjarja - Tensionet u rritën kur një grup prej rreth 300 tifozësh të Romës u përpoqën të lëviznin nga sheshi 'Mancini' drejt 'Ponte Milvio', një zonë e dedikuar për fluksin e tifozëve të Lazios, por u ndeshën me një linjë policie.

Rruga e kundërt u mor nga mbështetësit bardheblu dhe në atë moment policia filloi të sulmonte turmën, duke përdorur topa uji dhe duke hedhur bomba tymuese.

Gjatë përleshjeve janë dëmtuar disa makina të parkuara, janë përmbysur kazanët e mbeturinave, si dhe mobiljet e jashtme të ambienteve të zonës. Ky ishte vetëm një nga episodet që karakterizuan pasditen romake.

Pikërisht pas drekës, një grup tifozësh të huaj dhe një grup mbështetësish të Romës për pak u përplasën në zonën e rrugës Pinturicchio, duke shkaktuar dëme në makina dhe semaforë në zonë, njëra prej të cilave u shkëput nga rruga.

Precedentët - Në mesin e janarit 2024, derbi i kryeqytetit u rikthye të luhej natën pas disa sezonesh, me të dyja grupet e tifozëve që kaluan një test pjekurie. Gjithsesi, policia kishte siguruar zonën përreth stadiumit që në ditët para ndeshjes dhe fatkeqësisht me këtë rast tensioni jashtë ambienteve të lojës kërkoi një ndërhyrje të policisë.

Në gatishmëri janë rreth 1500 oficerë, plus karabinierët, policinë financiare dhe policinë lokale.

Ora 15:23
VIDEO/ Gjimshiti 90 minuta në fushë, Atalanta mposht 2-0 Bolognan dhe rigjen suksesin

Në Bergamo vendasit e Atalantës fituan pa problem 2-0 kundër Bolognas, në një sfidë që mund të vendos shumë për skuadrën që do jetë në zonën Champions. Me Berat Gjimshitin në fushë për 90 minuta, zikaltërit e Gasperinit kaluan në epërsi pas vetëm tre minutave lojë me golin e Retegui. Goleadori i Atalantës nuk gaboi dhe pasimin e Bellanovas e ndali në rrjetë. Për të "vulosur" tri pikët mendoi Pasalic në minutën e 21-të, që u asistua nga Retegui. Pas tre humbjeve radhazi Atalanta rigjen tri pikët dhe me 61 të tilla rimerr vendin e tretë, duke lënë Bolognan me 57 pikë në pozitën e pestë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?