Fiorentina 1-2 Milan

GOLAT/ Juventus katër ndeshje pa fitore, e mund edhe Lazio! Milan tri pikë në Firenze, Atalanta 'shkërmoq' Napolin me tre gola

30 Mars, 22:52| Përditesimi: 31 Mars, 18:28

  • Share

Serie A e futbollit në Itali është në javën e 30-të. Këtë të shtunë sportive gjithçka nisi në orën 12:30, aty ku Atalanta fitoi 0-3 me Napolin në "Maradona". Në 18:00 në "Olimpico", Lazio fitoi 1-0 ndaj Juventusit, ndërsa në 20:45 Fiorentina u mund 1-2 nga Milani në "Franchi".

Në "Maradona" Napoli kampion në fuqi u turpërua 0-3 nga Atalanta. Për miqtë në pjesën e dytë (67') u fut në lojë edhe Berat Gjimshiti. Djemtë e Gasperinit nxorën në pah dobësitë e vendasve, duke zhbllokuar pas vetëm 26 minutave lojë me Miranchuk. Në fundin e pjesës së parë Sccamaca shënoi edhe golin e dytë. Napoli u duk i pafuqishëm për të reaguar, me bergamaskët që gjetën edhe golin e tretë me Koopmeiners.

Juventusi e dërgon në katër numrin e ndeshje radhazi pa fitore dhe sheh t'i rrezikohet pjesëmarrja në zonën Champions. Bardhezinjtë humbën këtë të shtunë 1-0 ndaj Lazios në "Olimpico", me golin e vetëm që u shënua nga Marusic në limitet e sfidës, atëherë kur duheshin edhe 20 sekonda nga fundi i lojës. Me dy barazime dhe dy humbje në katër ndeshjet e fundit, Juventus mbetet në vendin e tretë me 59 pikë, pesë më shumë se Bologna e vendit të katërt. Igor Tudor, ish-lojtari i Juventusit debuton kështu me tri pikë në stolin e Lazios.

Në "Artemio Franchi", Fiorentina u mund 1-2 nga Milani. Kuqezinjtë 'blindojnë' vendin e dytë dhe shkëputen nga Juvja ndjekëse. Loftus-Cheek zhbllokoi ndeshjen në minutën e 47, para se Duncan të barazonte pas tre minutash. Duhej goli i Leaos në të 53 minutë që kuqezinjtë të merrnin tri pikë.

Serie A, raundi i 30-të:

12:30 Napoli 0-3 Atalanta

15:00 Genoa 1-1 Frosinone

15:00 Torino 1-0 Monza

18:00 Lazio 1-0 Juventus

20:45 Fiorentina 1-2 Milan (VIDEO)

Renditja:

Ora 21:56
U mundën nga Lazio, Max Allegri: Do shkojmë në Champions, nuk i fajësoj djemtë


Juventus humbi 1-0 me Lazion në "Olimpico" për raundin e 30-të në Serie A. "Zonja e Vjetër" tanimë ka katër ndeshje pa fitore dhe mban vendin e tretë, me trajneri Max Allegri që pas ndeshjes tha se nuk do i fajësonte të besuarit e tij për disfatën në Romë. Trajneri i bardhezinjve beson se të tijtë do jenë në vendet Champions.

"Lazio pati gjysmë ore të parë shumë të mirë, nën presion. Skuadra bëri shumë gabime teknike sonte, por nuk mund të thuhet asgjë për sa i përket përpjekjeve. Të martën kemi Kupën kundër Lazios, kemi të gjitha shanset për të arritur në fund të kampionatit në Champions League.

Ka momente të sezonit ku duhet të mendojmë vetëm për të punuar dhe për të gjetur zgjidhjen e problemit, djemtë bënë një lojë të mirë edhe sonte dhe nuk kam për çfarë t’i qortoj. I thashë të qëndrojnë të qetë, të martën do të luajmë ndeshjen e parë të gjysmëfinales dhe fati është në dorën tonë.

Në këto momente, më shumë se kurrë, keni nevojë për qetësi. Më vjen shumë keq që djemtë, bënë gjithçka që duhej të bënin, nuk bënë asgjë për të fajësuar veten.

Në këto momente të vështira duhet të qëndrojmë të qetë dhe të përqendrohemi në atë që duhet të bëjmë. Futbolli të jep gjithmonë mundësinë për të ndryshuar momentin. Në kampionat jemi 5 pikë përpara vendit të pestë dhe e dimë se duhet të luftojmë për të hyrë në një nga ato vende", tha livornezi i Juves.

Ora 20:00
VIDEO/ Juventus turpërohet në 'Olimpico' dhe rrezikon Championsin, Lazio e mposht 1-0 në limite! Tudor debuton me tri pikë


Juventusi e dërgon në katër numrin e ndeshje radhazi pa fitore dhe sheh t'i rrezikohet pjesëmarrja në zonën Champions. Bardhezinjtë humbën këtë të shtunë 1-0 ndaj Lazios në "Olimpico", me golin e vetëm që u shënua nga Marusic në limitet e sfidës, atëherë kur duheshin edhe 20 sekonda nga fundi i lojës. Me dy barazime dhe dy humbje në katër ndeshjet e fundit, Juventus mbetet në vendin e tretë me 59 pikë, pesë më shumë se Bologna e vendit të katërt. Igor Tudor, ish-lojtari i Juventusit debuton kështu me tri pikë në stolin e Lazios.

Ora 18:28
Napoli gjunjëzohet kundër racizmit ndaj Juan Jesus, autoritetet nuk dënuan Francesco Acerbin


Lojtarët e Napolit u gjunjëzuan, ndërsa të gjithë në stadium bërtitën ‘jo racizmit’ si pjesë e një sërë iniciativash pas vendimit për të mos akuzuar Francesco Acerbin për komente e supozuara raciste ndaj Juan Jesus.

Dy javët e fundit në Itali janë mbizotëruar nga polemika mbi deklaratat e supozuara raciste të bëra nga mbrojtësi i Interit, Acerbi ndaj atij të Napolit Juan Jesus dhe vendimi nga FIGC për ta liruar atë për mungesë provash.

 

Ora 15:17
VIDEO/ Gjimshiti luan 23 minuta, Atalanta leksion Napolit në 'Maradona'! E mposht 0-3


Në "Maradona" Napoli kampion në fuqi u turpërua 0-3 nga Atalanta. Për miqtë në pjesën e dytë (67') u fut në lojë edhe Berat Gjimshiti. Djemtë e Gasperinit nxorën në pah dobësitë e vendasve, duke zhbllokuar pas vetëm 26 minutave lojë me Miranchuk. Në fundin e pjesës së parë Sccamaca shënoi edhe golin e dytë. Napoli u duk i pafuqishëm për të reaguar, me bergamaskët që gjetën edhe golin e tretë me Koopmeiners.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?