Juventus humbi 1-0 me Lazion në "Olimpico" për raundin e 30-të në Serie A. "Zonja e Vjetër" tanimë ka katër ndeshje pa fitore dhe mban vendin e tretë, me trajneri Max Allegri që pas ndeshjes tha se nuk do i fajësonte të besuarit e tij për disfatën në Romë. Trajneri i bardhezinjve beson se të tijtë do jenë në vendet Champions.
"Lazio pati gjysmë ore të parë shumë të mirë, nën presion. Skuadra bëri shumë gabime teknike sonte, por nuk mund të thuhet asgjë për sa i përket përpjekjeve. Të martën kemi Kupën kundër Lazios, kemi të gjitha shanset për të arritur në fund të kampionatit në Champions League.
Ka momente të sezonit ku duhet të mendojmë vetëm për të punuar dhe për të gjetur zgjidhjen e problemit, djemtë bënë një lojë të mirë edhe sonte dhe nuk kam për çfarë t’i qortoj. I thashë të qëndrojnë të qetë, të martën do të luajmë ndeshjen e parë të gjysmëfinales dhe fati është në dorën tonë.
Në këto momente, më shumë se kurrë, keni nevojë për qetësi. Më vjen shumë keq që djemtë, bënë gjithçka që duhej të bënin, nuk bënë asgjë për të fajësuar veten.
Në këto momente të vështira duhet të qëndrojmë të qetë dhe të përqendrohemi në atë që duhet të bëjmë. Futbolli të jep gjithmonë mundësinë për të ndryshuar momentin. Në kampionat jemi 5 pikë përpara vendit të pestë dhe e dimë se duhet të luftojmë për të hyrë në një nga ato vende", tha livornezi i Juves.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Juventus katër ndeshje pa fitore, e mund edhe Lazio! Milan tri pikë në Firenze, Atalanta 'shkërmoq' Napolin me tre gola
S.Dh/ReportTv.al