Sport

GOLAT/ Atl. Madrid fiton kundër Sociedad, Myrto Uzuni me Granadën ndalin Barcelonën! Las Palmas mposht Villarrealin

8 Tetor 2023, 23:04| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 10:48

  • Share

La Liga spanjolle e futbollit mbylli javën e nëntë. Këtë të diel, gjithçka nisi me fitoren 1-2 të Las Palmas kundër Villarreal. Në Madrid, Atletico fitoi 2-1 kundër Real Sociedad. Granada e Uzunit barazoi 2-2 kundër Barcelonës.

Në "Metropolitano", Atletico Madrid fitoi 2-1 kundër Real Sociedad për raundin e nëntë në La Liga. Djemtë e Simeones iu falën një penalltie në fundin e ndeshjes. Gjithçka u zhbllokua pas 22 minutave lojë nga Lino, që kaloi Atleticon në epërsi. Në pjesën e dytë, konkretisht në të 73 minutë ishte Oyarzabal që barazoi ndeshjen. Në fundin e sfidës, në minutën e 89 Griezmann shënoi nga pika e penalltisë për 2-1, duke i dhënë tri pikë vendasve. Me 19 pikë, madrilenët mbajnë vendin e katërt, ndërsa Sociedad mbetet në vendin e gjashtë me 15 pikë.

Granada dhe Barcelona barazuan 2-2 për javën e nëntë në La Liga. Ishin vendasit që edhe me Myrto Uzunin në fushë shënuan pas vetëm 17 sekondave me Zaragozën, ndërsa po i njëjti lojtar shënoi golin për avantazhin e dyfishtë në minutën e 29-të. Në fundin e pjesës së parë, Lamine Yamal shënoi për 2-1. Talenti i Barçës bëhet golashënuesi më i ri në La Liga, duke shënuar në moshën 16 vjeç e 87 ditë. Më pas ishte Sergi Roberto që barazoi ndeshjen në minutën e 86-të. Në fund skuadrat ndanë nga një pikë. Barcelona me 21 pikë mban vendin e tretë, teksa Granada me gjashtë pikë ndodhet në vendin e parafundit.

La Liga - java 9:

14:00 Villarreal 1-2 Las Palmas

16:15 Atletico Madrid 2-1 Real Sociedad

18:30 Alaves 1-1 Betis

18:30 Celta Vigo 2-2 Getafe

21:00 Granada 2-2 Barcelona

Renditja:

Ora 23:01
GOLAT/ Granada ndal Barcelonën me Uzunin në fushë, talenti i katalanasve vendos rekord me moshën

Granada dhe Barcelona barazuan 2-2 për javën e nëntë në La Liga. Ishin vendasit që edhe me Myrto Uzunin në fushë shënuan pas vetëm 17 sekondave me Zaragozën, ndërsa po i njëjti lojtar shënoi golin për avantazhin e dyfishtë në minutën e 29-të. Në fundin e pjesës së parë, Lamine Yamal shënoi për 2-1. Talenti i Barçës bëhet golashënuesi më i ri në La Liga, duke shënuar në moshën 16 vjeç e 87 ditë. Më pas ishte Sergi Roberto që barazoi ndeshjen në minutën e 86-të. Në fund skuadrat ndanë nga një pikë. Barcelona me 21 pikë mban vendin e tretë, teksa Granada me gjashtë pikë ndodhet në vendin e parafundit.

Ora 18:31
VIDEO/ Penallti në minutën e fundit, Atl. Madrid merr tri pikë në shtëpi

Në "Metropolitano", Atletico Madrid fitoi 2-1 kundër Real Sociedad për raundin e nëntë në La Liga. Djemtë e Simeones iu falën një penalltie në fundin e ndeshjes. Gjithçka u zhbllokua pas 22 minutave lojë nga Lino, që kaloi Atleticon në epërsi. Në pjesën e dytë, konkretisht në të 73 minutë ishte Oyarzabal që barazoi ndeshjen. Në fundin e sfidës, në minutën e 89 Griezmann shënoi nga pika e penalltisë për 2-1, duke i dhënë tri pikë vendasve. Me 19 pikë, madrilenët mbajnë vendin e katërt, ndërsa Sociedad mbetet në vendin e gjashtë me 15 pikë.

S.Dh/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?