Granada dhe Barcelona barazuan 2-2 për javën e nëntë në La Liga. Ishin vendasit që edhe me Myrto Uzunin në fushë shënuan pas vetëm 17 sekondave me Zaragozën, ndërsa po i njëjti lojtar shënoi golin për avantazhin e dyfishtë në minutën e 29-të. Në fundin e pjesës së parë, Lamine Yamal shënoi për 2-1. Talenti i Barçës bëhet golashënuesi më i ri në La Liga, duke shënuar në moshën 16 vjeç e 87 ditë. Më pas ishte Sergi Roberto që barazoi ndeshjen në minutën e 86-të. Në fund skuadrat ndanë nga një pikë. Barcelona me 21 pikë mban vendin e tretë, teksa Granada me gjashtë pikë ndodhet në vendin e parafundit.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Atl. Madrid fiton kundër Sociedad, Myrto Uzuni me Granadën ndalin Barcelonën! Las Palmas mposht Villarrealin
S.Dh/ReportTv.al