Getafe 2-1 Atletico Madrid

Sport

GOLAT/ Atletico Madrid hap fals në derbi, Real Madrid fiton dhe barazon Barçën në krye të La Ligës

9 Mars, 16:54| Përditesimi: 9 Mars, 18:58

  • Share

La Liga e futbollit në Spanjë është në raundin e 27-të. Të dielën e 9 marsit renditja ndryshoi, pasi Atletico Madrid humbi 2-1 kundër Getafes dhe Real Madridi fitoi kundër Rayo Vallecanos.

Real Madrid fitoi 2-1 kundër Rayo Vallecanos dhe siguron vendin e dytë në kampionat. Në derbin e vogël të qytetit, Galaktikët shënuan me Mbappe në minutën e 30-të dhe Vinicius Junior katër minuta më pas, gola që në fund ishin vendimtar për tri pikët. Megjithëse Diaz shkurtoi për Vallecanon në ekstremin e pjesës së parë, ky duel u buzëqeshi të besuarve të Carlo Ancelottit. Në këtë duel për miqtë 20 minuta nga fundi u aktivizua edhe Ivan Balliu. Me 57 pikë Real Madrid mban vendin e dytë në renditje, me pikë të barabarta sa Barcelona kryesuese që ka një ndeshje më pak. Vallecano mbetet në vendin e tetë.

Në "Coliseum, Alfonso Perez" Getafe fitoi 2-1 kundër Atleticos në derbin e vogël të Madridit. Fundi i sfidës ishte emocionues, aty ku vendasit ia dolën të përmbysnin ndeshjen. Skuadra e Simeones u befasua paçka se kaloi e para në epërsi me golin e Sorloth në minutën e 75-të. Dopieta e Arambarri në minutat 88 dhe 90+2 vendosi tri pikët për vendasit.

La Liga, raundi 27-të:

E diel, 9 mars 2025

14:00 Getafe 2-1 Atletico Madrid

16:15 Real Madrid 2-1 Rayo Vallecano

Renditja:

Ora 18:48
VIDEO/ Real Madrid shkëlqen me Mbappe-Vinicius dhe merr vendin e dytë në renditje


Real Madrid fitoi 2-1 kundër Rayo Vallecanos dhe siguron vendin e dytë në kampionat. Në derbin e vogël të qytetit, Galaktikët shënuan me Mbappe në minutën e 30-të dhe Vinicius Junior katër minuta më pas, gola që në fund ishin vendimtar për tri pikët. Megjithëse Diaz shkurtoi për Vallecanon në ekstremin e pjesës së parë, ky duel u buzëqeshi të besuarve të Carlo Ancelottit. Në këtë duel për miqtë 20 minuta nga fundi u aktivizua edhe Ivan Balliu. Me 57 pikë Real Madrid mban vendin e dytë në renditje, me pikë të barabarta sa Barcelona kryesuese që ka një ndeshje më pak. Vallecano mbetet në vendin e tetë.

Ora 16:57
VIDEO/ Goditje e rëndë për Atleticon, Getafe e përmbys 2-1 në derbin e vogël të Madridit


Në "Coliseum, Alfonso Perez" Getafe fitoi 2-1 kundër Atleticos në derbin e vogël të Madridit. Fundi i sfidës ishte emocionues, aty ku vendasit ia dolën të përmbysnin ndeshjen. Skuadra e Simeones u befasua paçka se kaloi e para në epërsi me golin e Sorloth në minutën e 75-të. Dopieta e Arambarri në minutat 88 dhe 90+2 vendosi tri pikët për vendasit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?