Conference League është në ndeshjet e dyta të grupeve. Këtë të enjte me fillim në 18:45, Ballkani i Ilir Dajës fitoi 2-0 kundër gjigantëve të Dinamo Zagreb për grupin C. Në Stamboll, Besiktasi u befasua nga Lugano, me zviceranët që përmbysën 2-3 skuadrën e Milot Rashicës. Në ndeshjet e tjera, AZ Alkmaar fitoi 1-0 me Legian e Varshavës, teksa Ernest Muçi u fut në fushë në minutën e 62. Tri pikë edhe për Aston Villën, PAOK dhe Fenerbahce.
Në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, Ballkani fitoi 2-0 kundër Dinamos së Zagrebit, ndeshje e vlefshme për grupin C të Conference League. Në një impiant të mbushur dhe me lojtarin e 12-të në të, kampionët e Kosovës morën tri pikë kundër gjigantëve të Dinamos së Zagrebit, duke dominuar me lojë dhe raste në një ndeshje që ishte model.
Gjithçka u zhbllokua në fundin e pjesës së parë, kur Qëndrim Zyba asistoi për Almir Kryeziun, me këtë të fundit që lëshoi një "predhë" dhe kaloi vendasit në epërsi. Pas konsultës me VAR goli u quajt i rregullt, me djemtë e Dajës që shkuan në pushim me avantazhin minimal.
Në pjesën e dytë dhe konkretisht në të 83 minutë, Ualid Hamidi shënoi për 2-0, teksa Ballkani kështu siguron tri pikët e para në këtë kompeticion, kjo pas humbjes në ndeshjen e parë me Viktoria Plzen. Kësisoj, kampionët e Kosovës me tri pikë mbajnë vendin e dytë, teksa Plzen me gjashtë pikë është në krye. Dinamo ka tre pikë, ndërsa me zero pikë Astana është e fundit.
Besiktas humbi 2-3 në Stamboll kundër Luganos, për ndeshjen e dytë në grupin D të Conference League. Edhe pse me Milot Rashicën në fushë për 45 minuta, skuadra turke nuk mundi të merrte pikë në shtëpi, duke u barazuar dhe më pas kaluar nga zviceranët.
Vendasit kaluan në avantazh të dyfishtë me Aboubakar në minutat 38-të dhe 52, ndërsa dhjetë minutat e fundit të ndeshjes ishin dramatike. Lugano shënoi me Aliseda dhe barazoi me shqiptarin Shkëlqim Vladi, teksa në fundin e ndeshjes Eric Bailly shënoi në portën e tij, për t'i dhënë Besiktasit një goditje, për humbjen 2-3. Në grupin D të Conference League, Lugano dhe Club Brugge kanë nga katër pikë dhe ndajnë kreun, teksa Besiktas dhe Bodo Glimt nga një pikë.
Rezultatet:
AZ Alkmaar dhe Legia po luajnë në Holandë për raundin e dytë të grupeve në Conference League sa i takon grupit G. Ndërkohë që luhet pjesa e dytë, në të 52 minutë vendasit kaluan në avantazh me Pavlidis. Kaq ka mjaftuar që tifozët miq të Legias së Varshavës, të njohur si të dhunshëm, të krijonin probleme në stadium. Menjëherë në sektorin e tyre ka ndërhyrë 'policia e trazirave' që ka qetësuar situatën. Në fushë për Legia-n është edhe Ernest Muçi, sulmuesi i Kombëtares që u fut në të 62 minutë në vend të Gual.
Në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, Ballkani fitoi 2-0 kundër Dinamos së Zagrebit, ndeshje e vlefshme për grupin C të Conference League, me gola të Almir Kryeziut dhe Ualid Hamidi. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i Ballkanit, Ilir Daja. Trajneri më herët i ka eliminuar kampionët e Kroacisë kur drejtonte Skënderbeun dhe sot i mposht me Ballkanin, duke treguar se në futboll nuk ka diferenca.
"Kemi bërë shumë histori sepse kemi dy vjet që po marrim pjesë në grupe, dhe performancat e duhura, kanë një emërues të përbashkët. Janë djemtë që kanë shumë elemente pozitive. Ulin diferencën për shkak të karakterit që tregojnë në fushën e lojës. Ata janë fituesit. Të gjithë bashkë po luftojmë për suksesin që e kemi. Me ekipe si Dinamo natyrshëm se nuk mund të bësh një lojë kaq brilante sepse kanë goxha eksperiencë. Këtë lloj diference ne e zbusim dhe e ngushtojmë me faktin që jemi grup dhe të gjithë bashkë luftojmë. Luftojnë ata që janë në fushë, ata në pankinë dhe ne që jemi nga prapa", tha Daja fillimisht.
Më pas trajneri u ndal edhe te forma e lojtarëve, duke treguar si i neutralizuan pikat e forta të Dinamos.
"Ne kishim studiuar kundërshtarin dhe pavarësisht rezultatin 2-0, është skuadër që duhet respektuar në maksimum për shkak të vlerave që ka. Dinamo ka pikë të forta me disa lojtarë. Ne sollëm një mënyrë loje që pikat e forta të tyre t’i neutralizonim. Kjo është pozitive, por pa karakterin e lojtarëve që unë drejtoj, nuk do të mund t’i arrinim këto suksese", tregoi Ilir Daja.
Besiktas humbi 2-3 në Stamboll kundër Luganos, për ndeshjen e dytë në grupin D të Conference League. Edhe pse me Milot Rashicën në fushë për 45 minuta, skuadra turke nuk mundi të merrte pikë në shtëpi, duke u barazuar dhe më pas kaluar nga zviceranët.
Vendasit kaluan në avantazh të dyfishtë me Aboubakar në minutat 38-të dhe 52, ndërsa dhjetë minutat e fundit të ndeshjes ishin dramatike. Lugano shënoi me Aliseda dhe barazoi me shqiptarin Shkëlqim Vladi, teksa në fundin e ndeshjes Eric Bailly shënoi në portën e tij, për t'i dhënë Besiktasit një goditje, për humbjen 2-3.
Në grupin D të Conference League, Lugano dhe Club Brugge kanë nga katër pikë dhe ndajnë kreun, teksa Besiktas dhe Bodo Glimt nga një pikë.
Në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, Ballkani fitoi 2-0 kundër Dinamos së Zagrebit, ndeshje e vlefshme për grupin C të Conference League. Në një impiant të mbushur dhe me lojtarin e 12-të në të, kampionët e Kosovës morën tri pikë kundër gjigantëve të Dinamos së Zagrebit, duke dominuar me lojë dhe raste në një ndeshje që ishte model.
Gjithçka u zhbllokua në fundin e pjesës së parë, kur Qëndrim Zyba asistoi për Almir Kryeziun, me këtë të fundit që lëshoi një "predhë" dhe kaloi vendasit në epërsi. Pas konsultës me VAR goli u quajt i rregullt, me djemtë e Dajës që shkuan në pushim me avantazhin minimal.
Në pjesën e dytë dhe konkretisht në të 83 minutë, Ualid Hamidi shënoi për 2-0, teksa Ballkani kështu siguron tri pikët e para në këtë kompeticion, kjo pas humbjes në ndeshjen e parë me Viktoria Plzen.
Kësisoj, kampionët e Kosovës me tri pikë mbajnë vendin e dytë, teksa Plzen me gjashtë pikë është në krye. Dinamo ka tre pikë, ndërsa me zero pikë Astana është e fundit.