Festa e Bayern Munich

Sport

GOLAT/ Bayern Munich mposht 2-1 Boca Juniors, kualifikohet për në 1/8 e Kupës së Botës për Klube

21 Qershor, 08:28| Përditesimi: 21 Qershor, 12:19

  • Share

Miami, Florida (SHBA) - Pas Flamengos, Bayern Munich bëhet skuadra e dytë që kualifikohet për në 1/8 e Kupës së Botës për Klube. Bavarezët fituan jo pa vështirësi 2-1 kundër argjentinasve të Boca Juniors në ndeshjen e dytë të Grupit C, teksa në "Hard Rock Stadium" ishin 63.587 shikues, me impiantin thuajse të mbushur në kapacitet maksimal.

Ndeshja nisi me raste dhe gola, teksa një i tillë iu anulua Olise për faull në minutën e tetë. Megjithatë, kampionët e Gjermanisë kaluan në epërsi me të zakonshmin Harry Kane në minutën e 18-të. Anglezi nga brenda zonës nuk e pati të vështirë të thyente gardianin Marchesin.

Edhe fraksioni i dytë ishte me ritëm të lartë. Kapiteni Miguel Merentiel veproi bukur për Bocan dhe në minutën e 66-të ia la pas krahëve topin Neuerit, duke vendosur ekuilibrat në 1-1. Lot nga tifozët e Bocas, a thua se ekipi i tyre fitoi trofeun e kampionit; një tregues i qartë i pasionit argjentinas për futbollin.

Kur u duk se skuadrat do ndanin nga një pikë, ishte Kane që këtë herë në rolin e 'kamerierit' asistoi për Olise dhe anësori nuk gaboi me të majtën duke i dhënë kualifikimin Bayern Munich për në fazën e 1/8.

Pas dy dueleve, bavarezët me gjashtë pikë janë në krye, ndjekur nga Benfica me katër pikë. Një barazim u mjafton portugezëve në ndeshjen e tretë kundër Bayern për të kaluar më tej. Boca me një pikë pozicionohet e treta, teksa mbyll renditjen Auckland City me zero pikë dhe 16 gola të pësuar në dy ndeshje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?