Bologna - Milan do jetë finalja e Kupës së Italisë që do të luhet më 14 maj në ‘Olimpico’ të Romës.
Pasi Milani kaloi Interin, të enjten Bologna fitoi 2-1 kundër Empolit në gjysmëfinalen e kthimit dhe me rezultatin e përgjithshëm 5-1 gjen finalen e parë pas 51 vitesh, pasi një gjë të tillë e kishin bërë në sezonin 1973-74.
NDESHJA - Përballja në ‘Dall’Ara’ u zhbllokua pas vetëm shtatë minutave lojë nga vendasit me Fabbian, para se Kovalenko të barazonte ndeshjen në të 33 minutë. Me rezultatin që ishte në favor të tyre, Bologna zhvilloi lojën e saj dhe gjeti golin e dytë me Dallinga katër minuta para fundit.
Kështu, Bologna dhe Milani do kërkojnë trofeun e Kupës së Italisë më 14 maj.
Komente
