Inter 0-3 Milan

Sport

GOLAT/ Milani leksion Interit, e mposht 0-3 në derbi dhe shkon në finalen e Kupës së Italisë

24 Prill, 08:26| Përditesimi: 24 Prill, 15:42

  • Share

Milani fitoi mbrëmjen e së mërkurës 0-3 kundër Interit dhe merr biletën për në finalen e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë presin sot çiftin Bologna - Empoli për të mësuar rivalët.

NDESHJA - S'ka tripletë për Interin këtë sezon. Ky është një nga detajet e mësuara pas ndeshjes gjysmëfinale të kthimit në Kupën e Italisë, aty ku zikaltërit u mposhtën 0-3 nga 'kushërinjtë' e Milanit. Me rezultatin e përgjithshëm 4-1 Milani është finalisti i parë i Kupës së Italisë, teksa "ia ka marrë dorën" Interit këtë sezon.

Në "San Siro" përballja nisi me stadiumin plot dhe një minutë heshtje në kujtim të Papa Françeskut, i ndarë nga jeta të hënën e 21 prillit. Ngacmimet e para në portat respektive nuk munguan, por duhej minuta e 36-të që Luka Jovic të kalonte në epërsi Milanin. Edhe në nisje të pjesës së dytë ishte sërish Jovic që gjeti golin e dytë dhe të qetësisë, ndërsa Interi nuk "u zgjua".

Për t'i vendosur "kapakun" eliminimit të Interit mendoi Reijnders, që në minutën e 85-të shënoi golin e qetësisë pas asistit të Leaos. 53 minuta si titullar për Interin luajti edhe Kristjan Asllani.

Kështu Milani është finalisti i parë i Kupës së Italisë dhe pasi i mori Interit trofeun e Superkupës, e largon edhe nga Kupa. Megjithatë Interi bashkëkryeson Serie A me Napolin dhe ndodhet në gjysmëfinalet e Champions League ku e pret një përballje dyshe me Barçën.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?