Simone Inzaghi, trajneri i Interit

Sport

Eliminimi nga Kupa, Inzaghi: Jemi të lodhur mendërisht, por pa justifikime! Milani e meritoi finalen

24 Prill, 15:39| Përditesimi: 24 Prill, 15:42

  • Share

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi  komentoi humbjen 3-0 nga Milani dhe eliminimin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

"Kisha keqardhje mbi të gjitha për atë që bëmë në pjesën e parë, ne meritonim diçka më shumë. Nuk ishim të saktë për të përfituar nga rastet tona, ndërsa ata shënuan një gol të bukur në rastin e parë, edhe nëse do të duhej të ishim më të kujdesshëm. Pastaj në fillim të pjesës së dytë, madje e pranuam golin menjëherë. Goditja me kokë e de Vrij-it që do të kishte rihapur lojën, megjithatë ne bëmë më pak se në pjesën e parë të ndeshjes dhe na munguan momentet finale të ndeshjes , si në zonën tonë ashtu edhe në atë të tyre", tha Inzaghi. 

Trajneri i Interit, duke folur për Mediaset komplimenton kundërshtarët.

"Duhet t'i japim meritat edhe Milanit, në të pestë derbet e këtij sezoni na kanë vënë gjithmonë në vështirësi dhe ne të gjithë duhej të bënim diçka më shumë, unë së pari. Ata e meritonin finalen, duhej diçka më shumë nga ne", vijoi ai.

Ishte e pashmangshme t'i riktheheshim temës së lodhjes, e cila u pa qartë në fushë te shumë lojtarë.

"Lodhja është aty, mendore dhe fizike, nuk ka kuptim ta mohojmë, por nuk duhet të jetë alibi. Ne kemi pasur një orar më të ngarkuar se të tjerët, por nuk duhet të jetë alibi, kemi vendosur të ndjekim këtë rrugë që po na jep kaq shumë gëzim dhe zhgënjim. Kemi dy humbje radhazi , do t'i analizojmë me kujdes”, tha më pas Inzaghi.

Si rikuperoheni duke pasur parasysh kampionatin apo Champions League?

"Ne punojmë në fushë, luajmë dhe ecim përpara. Muaji i fundit na pret, më sfiduesi, për t'u përballur me besim dhe me ndihmën e tifozëve dhe klubit", mbylli Inzaghi fjalën e tij.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?