Liverpool 3-1 Leicester

Sport

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye

27 Dhjetor, 09:01| Përditesimi: 27 Dhjetor, 12:04

  • Share

Premier League në Angli zhvilloi të enjten tetë nga dhjetë ndeshjet e raundit të 18-të. Për "Boxing day" nuk munguan surprizat dhe dhuratat me të mëdhatë e futbollit anglez që pësuan humbje.

Në "Stamford Bridge" vendasit e Chelsea u përmbysën 1-2 nga Fulham. Djemtë e Marescas kaluan në epërsi pas 16 minutave me golin e Palmer, por përballë tifozëve të tyre nuk mundën ta mbanin dot epërsinë. Në fundin e ndeshjes, konkretisht në minutën 82 me Uilson dhe në shtesën e pestë me Rodrigo Muniz skuadra e Fulham përmbysi për 1-2 duke bërë befasinë. Chelsea me 35 pikë mban vendin e dytë, teksa Fulham me 28 pikë ngjitet në vendin e tetë.

Në "Molineux" skuadra e Wolves fitoi 2-0 kundër Manchester United. "Djajtë e Kuq" të Amorin janë në krizë dhe pësojnë dy humbje radhazi për t'u renditur në pozitën e 15-të. Deçizive minuta e 47-të, aty ku Bruno la miqtë me një lojtar më pak pas daljes jashtë loje me dy kartona të verdhë. Epërsia numerike bëri që "Ujqërit" të shënonin me Cunha dhe Hee-Chan për të bërë surprizën e madhe nën mjegullën e stadiumit.

Në "Anfield" skuadra e Liverpool përmbysi 3-1 Leicesterin dhe shkëputet në krye të Premier League. Ayeu shënoi për "Dhelprat" pas vetëm gjashtë minutave lojë, por Cody Gakpo në fundin e pjesës së parë barazoi për të kuqtë 1-1. Në fraksionin e dytë Jones dhe Salah shënuan edhe dy herë për Liverpool, që pas këtij suksesi prin Premier League me 42 pikë, tetë pikë më shumë se Chelsea ndjekës dhe me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Surprizat në këtë raund nuk munguan, pasi edhe Tottenham u mposht 1-0 nga Nottingham, me Forest që marrin vendin e tretë dhe janë "Hirushja" e sezonit. Ndërkohë që Manchester City vijon mos fitojë dhe të shtëpi barazoi 1-1 kundër Everton. 20 minuta për miqtë luajti edhe Broja që bëri disa lëvizje të mira.

Raundi i 18-të i Premier League mbyllet këtë të premte me Brighton - Brentford (20:30) dhe Arsenal - Ipswich (21:15).

Premier League, raundi 18-të:

E enjte, 26 dhjetor 2024

13:30 Manchester City 1-1 Everton

16:00 Bournemouth 0-0 Crystal Palace

16:00 Chelsea 1-2 Fulham

16:00 Newcastle 3-0 Aston Villa

16:00 Nottingham 1-0 Tottenham

16:00 Southampton 0-1 West Ham

18:30 Wolves 2-0 Manchester United

21:00 Liverpool 3-1 Leicester

Renditja:

Ora 12:03
Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë


Manchester City në 13 ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore, tre barazime dhe nëntë humbje. Edhe në sfidën e fundit kundër Everton skuadra e Pep Guardiolës barazoi 1-1 në shtëpi kundër Everton, me ‘Qytetarët’ që kaluan në epërsi të parët dhe nuk mundën të mbanin dot avantazhin.

Humbja e penalltisë nga Haaland ishte deçizive për Cityn, teksa Pep Guardiola pas ndeshjes kishte kritika për të tijtë.

"Ne luajtëm shumë mirë, por jemi në një periudhë në të cilën po ndodh pikërisht kjo: ne krijojmë, por pësojmë gola me goditjen e parë që vjen. Por po, duhet të vazhdojmë kështu. Performanca kundër atij ekipi ishte vërtet e mirë, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, ne gjuajtëm shumë brenda zonës, por për fat të keq nuk arritëm të merrnim rezultatin që dëshironim", tha Guardiola.

Ora 09:07
VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

Në "Anfield" skuadra e Liverpool përmbysi 3-1 Leicesterin dhe shkëputet në krye të Premier League. Ayeu shënoi për "Dhelprat" pas vetëm gjashtë minutave lojë, por Cody Gakpo në fundin e pjesës së parë barazoi për të kuqtë 1-1. Në fraksionin e dytë Jones dhe Salah shënuan edhe dy herë për Liverpool, që pas këtij suksesi prin Premier League me 42 pikë, tetë pikë më shumë se Chelsea ndjekës dhe me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Ora 09:06
VIDEO/ 'Ujku mjegull do', Wolves mposhtin 2-0 Man. United! 'Djajtë' në krizë

Në "Molineux" skuadra e Wolves fitoi 2-0 kundër Manchester United. "Djajtë e Kuq" të Amorin janë në krizë dhe pësojnë dy humbje radhazi për t'u renditur në pozitën e 15-të. Deçizive minuta e 47-të, aty ku Bruno la miqtë me një lojtar më pak pas daljes jashtë loje me dy kartona të verdhë. Epërsia numerike bëri që "Ujqërit" të shënonin me Cunha dhe Hee-Chan për të bërë surprizën e madhe nën mjegullën e stadiumit.

Ora 09:05
VIDEO/ Chelsea e bën dramë, Fulham e përmbys 1-2 në 'Stamford Bridge'

Në "Stamford Bridge" vendasit e Chelsea u përmbysën 1-2 nga Fulham. Djemtë e Marescas kaluan në epërsi pas 16 minutave me golin e Palmer, por përballë tifozëve të tyre nuk mundën ta mbanin dot epërsinë. Në fundin e ndeshjes, konkretisht në minutën 82 me Uilson dhe në shtesën e pestë me Rodrigo Muniz skuadra e Fulham përmbysi për 1-2 duke bërë befasinë. Chelsea me 35 pikë mban vendin e dytë, teksa Fulham me 28 pikë ngjitet në vendin e tetë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?