Një nga golat e Luton

GOLAT/ Man. United s'di të fitojë, Forest i merr tri pikë! Chelsea mbyll me sukses vitin 2023 me Brojën titullar, Man. City triumfon 2-0

30 Dhjetor 2023, 20:42
  • Share

Premier League e futbollit vijoi sot me gjashtë ndeshjet e javën së 20-të. Duke nisur nga ora 13:30 në fushë zbritën Luton dhe Chelsea, me Blutë që fituan 2-3 edhe me Armando Brojën në fushë. Pasdite te tri pikët dolën edhe Aston Villa, që merr vendin e dytë në tabelë. Palace dhe Uolves bënë detyrën, teksa Man. City mundi 2-0 Sheffield dhe është dy pikë pas kryesuesve të Liverpool. Në 18:30 Manchester United u mund 1-2 nga Nottingham, duke mbyllur si mos më keq një vit zhgënjyes. Java e 20-të mbyllet të dielën me dy sfida.

Në "Keniluorth Road", vendasit e Luton humbën 2-3 kundër Chelsea. Për raundin e 20-të në Premier League, miqtë luajtën me Armando Brojën nga minuta e parë, edhe pse sulmuesi i Kombëtares nuk doli te goli, por ishte pjesë e aksionit për realizimin e golit të dytë te të tijtë. Skuadra e Pochettinos shënoi dy herë në pjesën e parë, me Palmer në të 12-tën dhe Madueke në të 37 minutë. Sërish Palmer në të 70 minutë "vulosi" tri pikët me golin e tretë, teksa vendasit u kujtuan vonë. Megjithëse golat e Barkley në të 80' dhe Adebayo në të 87', fundi ishte dramatik dhe emocionues për miqtë, që edhe mund të vuanin një gol barazimi. Me 28 pikë, Chelsea e mbyll vitin në vendin e 10-të. Luton nga ana tjetër me 15 pikë ndodhet në vendin e 18-të.

Manchester City mundi 2-0 Sheffield United, duke mos gabuar në "Etihad" para tifozëve të vet. Për javën e 20-të në Premier League, kampionët e Botës për Klube ekspozuan pesë trofetë e fituar këtë viti 2023. Suksesi i djemve të Pep Guardiolës në këtë takim erdhi shpejt, me Rodrin që bëri gjithçka mirë dhe kaloi të tijtë në epërsi në të 14 minutë, me një të djathtë të fortë. Gjithë loja u kontrollua nga "Qytetarët" që gjetën edhe golin e dytë me anë të Alvarez pas një aksioni model. Me këtë fitore, City ngjitet në kuotën e 40 pikëve në vendin e tretë, edhe pse ka një ndeshje më pak. Sheffield me nëntë pikë pozicionohet në vendin e fundit.

Surpriza më e madhe e raundit të 20-të në Premier League ishte humbje 1-2 e Manchester United nga Nottingham Forest. Paçka se "Djajtë" e ten Hag ia dolën të shënonin gol në transfertë pas 348 minutash, s'mundën të merrnin pikë. Në "City Ground" ishte Nottingham që kaloi i pari në avantazh me Dominguez në të 64 minutë. Një aksion i bukur bëri që nga brenda zonës sulmuesi të çonte peshë tifozët. United ia doli të barazonte me Rashford në të 78 minutë, por vetëm katër minuta pas barazimit, Gibbs Uhite shënoi golin e dytë për Forest. United mbyll në mënyrën më të shëmtuar një vit që ishte jo i duhuri, me ten Hag që rrezikon shkarkimin. Nga ana tjeter, Espirito Santo merr fitoren e dytë në tre ndeshje që drejton Nottingham, duke e ngjitur në vendin e 15-të me 20 pikë. United me 31 pikë qëndron në vendin e shtatë.

Premier League - java 20-të, e shtunë:

13:30

Luton 2-3 Chelsea (Barkley 80', Adebayo 87' / Palmer 12', 70', Madueke 37')

16:00

Aston Villa 3-2 Burnley (Bailey 28', Diaby 42', Douglas Luiz 89' / Amdouni 30', Foster 71')

Crystal Palace 3-1 Brentford (Olise 14', 58', Eze 39' / Potter 2')

Manchester City 2-0 Sheffield United (Rodri 14', Alvarez 61')

Uolves 3-0 Everton (Kilman 25', Cunha 53', Dauson 61')

18:30

Nottingham 2-1 Manchester United (Dominguez 64', Gibbs Uhite 72' / Rashford 78')

E dielë - 15:00

Fulham - Arsenal

Tottenham - Bournemouth

Renditja:

Ora 20:34
VIDEO/ Manchester United s'njeh turp, Nottingham e mund 2-1 para ndërrimit të viteve


Surpriza më e madhe e raundit të 20-të në Premier League ishte humbje 1-2 e Manchester United nga Nottingham Forest. Paçka se "Djajtë" e ten Hag ia dolën të shënonin gol në transfertë pas 348 minutash, s'mundën të merrnin pikë. Në "City Ground" ishte Nottingham që kaloi i pari në avantazh me Dominguez në të 64 minutë. Një aksion i bukur bëri që nga brenda zonës sulmuesi të çonte peshë tifozët. United ia doli të barazonte me Rashford në të 78 minutë, por vetëm katër minuta pas barazimit, Gibbs Uhite shënoi golin e dytë për Forest. United mbyll në mënyrën më të shëmtuar një vit që ishte jo i duhuri, me ten Hag që rrezikon shkarkimin. Nga ana tjeter, Espirito Santo merr fitoren e dytë në tre ndeshje që drejton Nottingham, duke e ngjitur në vendin e 15-të me 20 pikë. United me 31 pikë qëndron në vendin e shtatë.

 

 

Ora 18:04
VIDEO/ Kritikat bëjnë punë, Manchester City 'likuidon' Sheffieldin dhe mbyll vitin në vendin e tretë

Manchester City mundi 2-0 Sheffield United, duke mos gabuar në "Etihad" para tifozëve të vet. Për javën e 20-të në Premier League, kampionët e Botës për Klube ekspozuan pesë trofetë e fituar këtë viti 2023. Suksesi i djemve të Pep Guardiolës në këtë takim erdhi shpejt, me Rodrin që bëri gjithçka mirë dhe kaloi të tijtë në epërsi në të 14 minutë, me një të djathtë të fortë. Gjithë loja u kontrollua nga "Qytetarët" që gjetën edhe golin e dytë me anë të Alvarez pas një aksioni model. Me këtë fitore, City ngjitet në kuotën e 40 pikëve në vendin e tretë, edhe pse ka një ndeshje më pak. Sheffield me nëntë pikë pozicionohet në vendin e fundit.

Ora 17:15
Panik për Armando Brojën, rrëzohet në tokë dhe prek gjurin e dëmtuar (VIDEO)

Chelsea fitoi 2-3 kundër Luton për javën e 20-të në Premier League. Duelin nga minuta e parë e nisi edhe Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares që shqetësoi tifozët. Në minutën e 21-të të sfidës, 22-vjeçari pësoi një goditje në këmbë dhe u rrëzua në tokë. Reagimi i Brojës ishte i fortë, me sulmuesin që preku gjurin e këmbës së djathtë dhe bërtiti nga dhimbjet. Një vit më parë Broja u dëmtua në një miqësore, çka u desh që ai të ishte i gatshëm pas dhjetë muajve. Për fat asgjë serioze për Brojën që pas disa sekondash e kaloi lëndimin dhe luajti deri në minutën e 62-të të sfidës, kur u zëvendësua nga Pochettino.

Ora 15:46
VIDEO/ Armando Broja 62 minuta në fushë, Chelsea fiton 2-3 kundër Luton

Në "Keniluorth Road", vendasit e Luton humbën 2-3 kundër Chelsea. Për raundin e 20-të në Premier League, miqtë luajtën me Armando Brojën nga minuta e parë, edhe pse sulmuesi i Kombëtares nuk doli te goli, por ishte pjesë e aksionit për realizimin e golit të dytë te të tijtë. Skuadra e Pochettinos shënoi dy herë në pjesën e parë, me Palmer në të 12-tën dhe Madueke në të 37 minutë. Sërish Palmer në të 70 minutë "vulosi" tri pikët me golin e tretë, teksa vendasit u kujtuan vonë. Megjithëse golat e Barkley në të 80' dhe Adebayo në të 87', fundi ishte dramatik dhe emocionues për miqtë, që edhe mund të vuanin një gol barazimi. Me 28 pikë, Chelsea e mbyll vitin në vendin e 10-të. Luton nga ana tjetër me 15 pikë ndodhet në vendin e 18-të.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?