Në "Keniluorth Road", vendasit e Luton humbën 2-3 kundër Chelsea. Për raundin e 20-të në Premier League, miqtë luajtën me Armando Brojën nga minuta e parë, edhe pse sulmuesi i Kombëtares nuk doli te goli, por ishte pjesë e aksionit për realizimin e golit të dytë te të tijtë. Skuadra e Pochettinos shënoi dy herë në pjesën e parë, me Palmer në të 12-tën dhe Madueke në të 37 minutë. Sërish Palmer në të 70 minutë "vulosi" tri pikët me golin e tretë, teksa vendasit u kujtuan vonë. Megjithëse golat e Barkley në të 80' dhe Adebayo në të 87', fundi ishte dramatik dhe emocionues për miqtë, që edhe mund të vuanin një gol barazimi. Me 28 pikë, Chelsea e mbyll vitin në vendin e 10-të. Luton nga ana tjetër me 15 pikë ndodhet në vendin e 18-të.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Man. United s'di të fitojë, Forest i merr tri pikë! Chelsea mbyll me sukses vitin 2023 me Brojën titullar, Man. City triumfon 2-0
S.Dh/ReportTv.al