GOLAT/ Dopietë nga Sokol Cikalleshi, kavajasi sfidon Manajn në Turqi! Mario Balotelli prish festën e kavajasit

9 Mars, 16:27| Përditesimi: 9 Mars, 21:08

  • Share

Konyaspor dhe Adana Demirspor barazuan 2-2 për raundin e 29-të në Superligën turke të futbollit. Për vendasit në këtë përballje dy gola shënoi sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi.

Kavajasi të dy golat i shënoi me penallti, teksa realizimi i dytë ishte "magjik". Ai shënoi me "panenka" duke 'turpëruar' portierin. Paçka dy golave nga 33-vjeçari, Adana barazoi me Erdogan në minutën e 32 dhe Balotelli në të 87 minutë.

Kjo dopietë e dërgon Cikalleshin në kuotën e 11 golave në Superligën turke me Konyaspor, duke sfiduar Rey Manaj që ka shënuar 15 gola me Sivasspor.

GOLAT E CIKALLESHIT

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?