Goli i Isaksen, Napoli 0-1 Lazio

GOLAT/ Lazio tërbon Napolin, e mposht 0-1 dhe 'i jep' Atalantës kreun e Serie A! Alen Sherri mes shtyllave, Ismajli shkëlqen në fitoren e Empolit

8 Dhjetor, 22:48| Përditesimi: 8 Dhjetor, 22:49

  • Share

Futbolli elitar italian vijoi këtë të diel me ndeshjet e radhës për raundin e 15-të. Te tri pikët doli Fiorentina dhe Empoli, me Alen Sherrin dhe Ardian Ismajlin që luajtën minutat e plota. Ndërkohë që Lazio fitoi 0-1 në udhëtim me Napolin, duke 'tërbuar' djemtë e Contes dhe duke i lënë në vendin e dytë të renditjes. Atalanta kryeson kampionatin.

Lazio është kthyer në makthin e Napolit. Pasi disa ditë më parë i eliminoi nga Kupa e Italisë, këtë të diel Lazio fitoi 0-1 në Napoli për kampionat, duke bërë që skuadra e Contes mos jetë më në krye të Serie A, pozicion që mbahet nga Atalanta. Në "Diego Maradona" mjaftoi goli i Isaksen në minutën e 79-të për të ulur në gjunjë vendasit, ndërkohë që Lazio merr vendin e pestë me 31 pikë, duke lënë pas Juventusin.

Në "Artemio Franchi" të Firenzes, vendasit e Fiorentinës fituan 1-0 kundër Cagliarit. Goli i Danilo Cataldit në minutën e 24 vendosi tri pikët për 'Violat', që këtë sezon janë një surprizë e bukur në Serie A. Për sardët nga minuta e parë në portë luajti Alen Sherri, me shkodranin që ka fituar vendin mes shtyllave dhe u vlerësua me notën 6,4. Fiorentina me këtë tri pikësh ngjitet në vendin e katërt me 31 pikë. Cagliari me 14 pikë mbetet në vendin e 15-të.

Në stadiumin "Marc'Antonio Bentegodi" vendasit e Veronës u thyen keq 1-4 nga Empoli i Ardian Ismajlit. Mbrojtësi i Kombëtares luajti për të disatën herë me shiritin e kapitenit në krah, duke qenë mes më të mirëve në fushë. Sebastiano Esposito me dopietë, Cacace dhe Colombo shënuan për miqtë, teksa përkohësisht shkurtoi Tengstedt.

Serie A, raundi 15-të:

E diel, 08 dhjetor 2024

12:30 Fiorentina 1-0 Cagliari

15:00 Verona 1-4 Empoli

18:00 Venezia 2-2 Como

20:45 Napoli 0-1 Lazio

Renditja:

Ora 22:40
VIDEO/ Lazio fiton sërish me Napolin, goli i Isaksen lë djemtë e Contes në vendin e dytë të Serie A


Lazio është kthyer në makthin e Napolit. Pasi disa ditë më parë i eliminoi nga Kupa e Italisë, këtë të diel Lazio fitoi 0-1 në Napoli për kampionat, duke bërë që skuadra e Contes mos jetë më në krye të Serie A, pozicion që mbahet nga Atalanta. Në "Diego Maradona" mjaftoi goli i Isaksen në minutën e 79-të për të ulur në gjunjë vendasit, ndërkohë që Lazio merr vendin e pestë me 31 pikë, duke lënë pas Juventusin.

 

Ora 17:01
VIDEO/ Fiorentina fiton 1-0 me Cagliarin, Alen Sherri siguron vendin e titullarit

Në "Artemio Franchi" të Firenzes, vendasit e Fiorentinës fituan 1-0 kundër Cagliarit. Goli i Danilo Cataldit në minutën e 24 vendosi tri pikët për 'Violat', që këtë sezon janë një surprizë e bukur në Serie A. Për sardët nga minuta e parë në portë luajti Alen Sherri, me shkodranin që ka fituar vendin mes shtyllave dhe u vlerësua me notën 6,4. Fiorentina me këtë tri pikësh ngjitet në vendin e katërt me 31 pikë. Cagliari me 14 pikë mbetet në vendin e 15-të.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?