Koopmeiners pas golit të parë të Juventusit

Serie A/ Juventusi shmang turpin në shtesë, barazon 2-2 në shtëpi kundër Bolognas! Roma fiton 4-1 kundër Leçes

7 Dhjetor, 20:12| Përditesimi: 7 Dhjetor, 22:43

  • Share

Serie A e futbollit vijon me ndeshjet e raundit të 15-të. Këtë të shtunë Genoa dhe Torino u ndalën në barazimin 0-0, teksa edhe Juventusi nuk shkoi më shumë se një pikë pas barazimit 2-2 në shtëpi me Bolognan. Në 20:45 Roma fitoi 4-1 me Leçen në "Olimpico".

Në "Allianz Stadium", Juventusi siguroi barazimin e tretë radhazi dhe të nëntin këtë edicion në Serie A, ndërsa është mes të paktave skuadra në botë që ende nuk ka pësuar humbje në kampionat. "Zonja e Vjetër" u ndal 2-2 nga ish-ekipi i Thiago Mottas, Bologna. Miqtë gjetën golin e parë me Ndoye pas 30 minutash lojë. Edhe fraksioni i dytë solli golin e Bolognas me Pobega, ndërsa trajneri Motta u ndëshkua me karton të kuq te Juvja. Duket se bardhezinjtë "u ndezën" dhe gjetën golin e parë me Koopmeiners, ndërsa në shtesën e dytë barazuan me Mbangula, pas asistit të Vlahovic. Ndeshje e tensionuar në Torino, me Juven që ende nuk po del te tri pikët.

Claudio Ranieri shijon tri pikët e para pas rikthimit me Romën në Serie A. Kryeqytetasit mposhtën 4-1 Leçen dhe gjejnë fitoren pas katër humbjeve radhazi që i ka katandisur në zonën e poshtme të klasifikimit. Ndeshja në "Olimpico" nuk ka qenë e lehtë për verdhekuqtë, paçka se shënuan pas 13 minutave lojë me Saelemaekers. Në të 40 minutë puljezët barazuan me penalltinë e kthyer në gol nga Krstovic. Me fillimin e pjesës së dytë Ylber Ramadani mbeti në dhomat e zhveshjes dhe luajti vetëm një pjesë loje si titullar për miqtë.

Roma do shihte para dhe goli i epërsisë do vinte nga Mancini me kokë, pas një veprimi të bukur në zonë. Më pas i riu Pisilli dhe Kone shënuan për të "vulosur" suksesin. Në këtë duel te Leçe 25 minuta luajti edhe Medon Berisha që vjen nga një lëndim.

Serie A, raundi 15-të:

E shtunë, 07 dhjetor 2024

15:00 Genoa 0-0 Torino

18:00 Juventus 2-2 Bologna

20:45 Roma 4-1 Leçe

Renditja:

Ora 22:41
Roma mposht 4-1 Leçen dhe 'shkelmon' krizën! Ramadani luan pjesën e parë, minuta për Medon Berishën

Claudio Ranieri shijon tri pikët e para pas rikthimit me Romën në Serie A. Kryeqytetasit mposhtën 4-1 Leçen dhe gjejnë fitoren pas katër humbjeve radhazi që i ka katandisur në zonën e poshtme të klasifikimit. Ndeshja në "Olimpico" nuk ka qenë e lehtë për verdhekuqtë, paçka se shënuan pas 13 minutave lojë me Saelemaekers. Në të 40 minutë puljezët barazuan me penalltinë e kthyer në gol nga Krstovic. Me fillimin e pjesës së dytë Ylber Ramadani mbeti në dhomat e zhveshjes dhe luajti vetëm një pjesë loje si titullar për miqtë.

Roma do shihte para dhe goli i epërsisë do vinte nga Mancini me kokë, pas një veprimi të bukur në zonë. Më pas i riu Pisilli dhe Kone shënuan për të "vulosur" suksesin. Në këtë duel te Leçe 25 minuta luajti edhe Medon Berisha që vjen nga një lëndim.

Me këtë sukses Roma ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vendin e 11-të, ndërsa Leçe me 13 pikë qëndron në pozitën e 16-të.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?