Pisilli feston golin me tifozët

Roma mposht 4-1 Leçen dhe 'shkelmon' krizën! Ramadani luan pjesën e parë, minuta për Medon Berishën

7 Dhjetor, 22:41| Përditesimi: 7 Dhjetor, 22:42

  • Share

Claudio Ranieri shijon tri pikët e para pas rikthimit me Romën në Serie A. Kryeqytetasit mposhtën 4-1 Leçen dhe gjejnë fitoren pas katër humbjeve radhazi që i ka katandisur në zonën e poshtme të klasifikimit. Ndeshja në "Olimpico" nuk ka qenë e lehtë për verdhekuqtë, paçka se shënuan pas 13 minutave lojë me Saelemaekers. Në të 40 minutë puljezët barazuan me penalltinë e kthyer në gol nga Krstovic. Me fillimin e pjesës së dytë Ylber Ramadani mbeti në dhomat e zhveshjes dhe luajti vetëm një pjesë loje si titullar për miqtë.

Roma do shihte para dhe goli i epërsisë do vinte nga Mancini me kokë, pas një veprimi të bukur në zonë. Më pas i riu Pisilli dhe Kone shënuan për të "vulosur" suksesin. Në këtë duel te Leçe 25 minuta luajti edhe Medon Berisha që vjen nga një lëndim.

Me këtë sukses Roma ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vendin e 11-të, ndërsa Leçe me 13 pikë qëndron në pozitën e 16-të.


Lajmi kryesor:

Serie A/ Juventusi shmang turpin në shtesë, barazon 2-2 në shtëpi kundër Bolognas! Roma fiton 4-1 kundër Leçes


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?