Festa e Foden pas golit

GOLAT/ Fulham 0-4 Man. City, 'Qytetarët' me një dorë te titulli! Tottenham tri pikë me përmbysje, Chelsea fitore dramatike 2-3

11 Maj, 15:44| Përditesimi: 11 Maj, 20:51

  • Share

Premier League e futbollit në Angli është në raundin e 36-të. Këtë të shtunë gjithçka nisi me fitoren 0-4 të Fulham kundër Manchester Cityt. Po sot në program ishin edhe shtatë ndeshje të tjera, ku ra në sy suksesi i Chelsea dhe Tottenham me përmbysje.

Në "Craven Cottage", Fulhami u duk i pafuqishëm për t'i bërë ballë Manchester Cityt. 0-4 fituan djemtë e Pep Guardiolës që kanë vendosur një dorë te titulli kampion dhe mbajtja e fronit  teksa Arsenal luan nesër, por "Topçinjtë" kanë një ndeshje më shumë. Gvardiol me dopietë në minutat 13-të dhe 71, Foden në të 59' dhe Alvarez në 90+7 me penallti ishin autorët e golave. Me këtë sukses City merr vendin e parë me 85 pikë, dy më shumë se Arsenal. Nga ana tjetër Liverpool i vendit të tretë del nga gara për titullin. Në duelin e Londrës Armando Broja u preferua nga stoli, duke luajtur 23 minuta në pjesën e dytë. Man. City vendos rekord dhe bëhet skuadra që e ka mposhtur më së shumti Fulhamin, plot 16 ndeshje radhazi.

Në "City Ground" Nottingham humbi 2-3 me Chelsean në një ndeshje dramatike. Me këtë sukses djemtë e Pochettinos marrin vendin e shtatë me pikë të barabarta me Newcastle (57) dhe kërkojnë një vend në Evropë, vend që për momentin dy javë nga fundi nuk e kanë të sigurt. Ndeshja u zhbllokua për Chelsea nga Mudryk në të 8 minutë, para se vendasit të përmbysnin me Boly dhe Hudson-Odoi. Fundi ishte dramatik, me Chelsea që shënoi dy herë me Sterling dhe Jackson në minutat 80 dhe 82 për të marrë tri pikët.

Në Londër, Tottenham fitoi 2-1 kundër Burnley. Spurs janë ende në garë për një vend në Champions League, teksa humbja ka bërë që Burnley matematikisht të zbresë nga kategoria. Ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh me Larsen, para se Porro dhe van der Ven të përmbysnin.

Premier League, raundi 36-të:

E shtunë, 11 maj 2024

13:30 Fulham 0-4 Man. City

16:00

Bournemouth 1-2 Brentford

Everton 1-0 Sheffield

Newcastle 1-1 Brighton

Tottenham 2-1 Burnley

Uest Ham 3-1 Luton

Uolves 1-3 Crystal Palace

18:30 Nottingham 2-3 Chelsea

Renditja:

Ora 20:48
VIDEO/ Fund dramatik, Chelsea përmbys 2-3 Nottinghamin dhe shpreson një vend në Evropë


Në "City Ground" Nottingham humbi 2-3 me Chelsean në një ndeshje dramatike. Me këtë sukses djemtë e Pochettinos marrin vendin e shtatë me pikë të barabarta me Newcastle (57) dhe kërkojnë një vend në Evropë, vend që për momentin dy javë nga fundi nuk e kanë të sigurt. Ndeshja u zhbllokua për Chelsea nga Mudryk në të 8 minutë, para se vendasit të përmbysnin me Boly dhe Hudson-Odoi. Fundi ishte dramatik, me Chelsea që shënoi dy herë me Sterling dhe Jackson në minutat 80 dhe 82 për të marrë tri pikët.

VIDEO E GOLAVE (KLIKO)

Ora 15:49
VIDEO/ 'Poker' dhe rekord, Man. City shtyp 0-4 Fulhamin dhe i drejtohet titullit kampion! Broja luan 23 minuta


Në "Craven Cottage", Fulhami u duk i pafuqishëm për t'i bërë ballë Manchester Cityt. 0-4 fituan djemtë e Pep Guardiolës që kanë vendosur një dorë te titulli kampion dhe mbajtja e fronit  teksa Arsenal luan nesër, por "Topçinjtë" kanë një ndeshje më shumë. Gvardiol me dopietë në minutat 13-të dhe 71, Foden në të 59' dhe Alvarez në 90+7 me penallti ishin autorët e golave. Me këtë sukses City merr vendin e parë me 85 pikë, dy më shumë se Arsenal. Nga ana tjetër Liverpool i vendit të tretë del nga gara për titullin. Në duelin e Londrës Armando Broja u preferua nga stoli, duke luajtur 23 minuta në pjesën e dytë. Man. City vendos rekord dhe bëhet skuadra që e ka mposhtur më së shumti Fulhamin, plot 16 ndeshje radhazi.

GOLAT E NDESHJES (KLIKO)

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?