Në "Craven Cottage", Fulhami u duk i pafuqishëm për t'i bërë ballë Manchester Cityt. 0-4 fituan djemtë e Pep Guardiolës që kanë vendosur një dorë te titulli kampion dhe mbajtja e fronit teksa Arsenal luan nesër, por "Topçinjtë" kanë një ndeshje më shumë. Gvardiol me dopietë në minutat 13-të dhe 71, Foden në të 59' dhe Alvarez në 90+7 me penallti ishin autorët e golave. Me këtë sukses City merr vendin e parë me 85 pikë, dy më shumë se Arsenal. Nga ana tjetër Liverpool i vendit të tretë del nga gara për titullin. Në duelin e Londrës Armando Broja u preferua nga stoli, duke luajtur 23 minuta në pjesën e dytë. Man. City vendos rekord dhe bëhet skuadra që e ka mposhtur më së shumti Fulhamin, plot 16 ndeshje radhazi.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Fulham 0-4 Man. City, 'Qytetarët' me një dorë te titulli! Tottenham tri pikë me përmbysje, Chelsea fitore dramatike 2-3
S.Dh/ReportTv.al