La Liga e futbollit në Spanjë është në javën e gjashtë. Kjo e shtunë nisi në orën 14:00, teksa në Katalonjë vendasit e Gironas fituan 5-3 kundër Mallorcas, duke kryesuar kampionatin së bashku me Barcelonën. Girona po bën surprizën këtë sezon, duke zhvilluar ndeshje të mahnitshme dhe lënë pas Realin e Madridit që ka një ndeshje më pak. Te Mallorca gol shënoi edhe Vedat Muriqi, pa shmangur humbjen e të tijve. Barcelona fitoi 3-2 me përmbysje kundër Celta Vigos, për të bashkëndarë kreun me Gironan.
Në stadiumin "de Montivilli", Girona vendase fitoi 5-3 kundër Mallorcas për javën e gjashtë në La Ligan spanjolle. Katalanasit e vegjël morën kryesimin e kampionatit me 16 pikë, duke lënë pas Realin e Madridit që ka një ndeshje më pak. Pas tyre edhe Barça. Dueli nisi keq për djemtë e Michel, që pësuan pas vetëm katër minutave lojë. Ishte Vedat Muriqi që shënoi për ishullorët nga penalltia, duke kujtuar se miqtë i kishin idetë të qarta.
Pas golit të pësuar, "Hirushja" Gironë shënoi katër gola në pjesën e parë me Lopez, Dovbyk, Martin dhe Herrera, ndërsa Savio në pjesën e dytë i dërgoi shifrat në 5-1. Miqtë u kujtuan vonë dhe shënuan dy herë me Prats në minutat 89 dhe 90+5 për rezultatin final 5-3. Girona me 16 pikë kryeson renditjen së bashku me Barçën, teksa Real Madrid me 15 pikë qëndron një pozitë më poshtë, teksa luan nesër. Mallorca me pesë pikë mban vendin e 15-të.
Barcelona fitoi 3-2 kundër Celta Vigos në stadiumin "Olimpik" në Barcelonë, për javën e gjashtë në La Liga. Katalanasit siguruan një përmbysje të madhe vetëm në nëntë minutat e fundit të ndeshjes. Miqtë gjetën dy gola me Larsen dhe Douvikas për epërsinë 0-2. Kur u mendua se Barça do humbiste, ishte Lewandowski në në minutat 81 dhe 86 do barazonte gjithçka. Për të siguruar "Remuntadan" dhe kreun e La Ligas mendoi Cancelo me golin në minutën e 89-të. Barcelona dhe Girona kanë nga 16 pikë në renditje, duke ndarë kreun mes katalanasve. Pas tyre Real Madrid me 15 pikë dhe një ndeshje më pak.
La Liga - java 6-të:
14:00 Girona 5-2 Mallorca
16:15 Osasuna 0-0 Sevilla
18:30 Barcelona 3-2 Celta Vigo
Renditja:
Barcelona fitoi 3-2 kundër Celta Vigos në stadiumin "Olimpik" në Barcelonë, për javën e gjashtë në La Liga. Katalanasit siguruan një përmbysje të madhe vetëm në nëntë minutat e fundit të ndeshjes. Miqtë gjetën dy gola me Larsen dhe Douvikas për epërsinë 0-2. Kur u mendua se Barça do humbiste, ishte Lewandowski në në minutat 81 dhe 86 do barazonte gjithçka. Për të siguruar "Remuntadan" dhe kreun e La Ligas mendoi Cancelo me golin në minutën e 89-të. Barcelona dhe Girona kanë nga 16 pikë në renditje, duke ndarë kreun mes katalanasve. Pas tyre Real Madrid me 15 pikë dhe një ndeshje më pak.
Në stadiumin "de Montivilli", Girona vendase fitoi 5-3 kundër Mallorcas për javën e gjashtë në La Ligan spanjolle. Katalanasit e vegjël morën kryesimin e kampionatit me 16 pikë, duke lënë pas Realin e Madridit që ka një ndeshje më pak. Pas tyre edhe Barça. Dueli nisi keq për djemtë e Michel, që pësuan pas vetëm katër minutave lojë. Ishte Vedat Muriqi që shënoi për ishullorët nga penalltia, duke kujtuar se miqtë i kishin idetë të qarta.
Pas golit të pësuar, "Hirushja" Gironë shënoi katër gola në pjesën e parë me Lopez, Dovbyk, Martin dhe Herrera, ndërsa Savio në pjesën e dytë i dërgoi shifrat në 5-1. Miqtë u kujtuan vonë dhe shënuan dy herë me Prats në minutat 89 dhe 90+5 për rezultatin final 5-3.
Girona me 16 pikë kryeson renditjen së bashku me Barçën, teksa Real Madrid me 15 pikë qëndron një pozitë më poshtë, teksa luan nesër. Mallorca me pesë pikë mban vendin e 15-të.